Blogerja shqiptare rrëfen shtatzaninë e tretë e frikësuar: Jam e pasigurt

Ajo konsiderohet si një nga vajzat më fshion dhe më “in” të momenit.

Blogerja e njohur, Estela Ujka është në pritje të ëmbël, një pjesëtar i ri do të vijë në jetë nga fundi i marsit. Estela kujton për revistën Living se shenjat e para të kësaj shtatzënie kanë nisur gjatë pushimeve të verës në Turqi:

“E ndieja që nuk i afrohesha dot ushqimit dhe mendoja që kjo vinte si pasojë e sasisë që ofrojnë resortet andej duke mos e kuptuar që ndjesia e perzjerjes vinte nga tjetër shkak. Sapo u ktheva në Shqipëri bleva testin duke shpresuar që ishte thjesht një vonesë, por mesa duket nuk ishte ashtu.

Mund te them që ndryshe nga 2 shtatzanitë e para tek kjo ndiej më shumë frikë e pasiguri se si do shkojë, por dhe si do e përballoj ngarkesën më pas. Barku në shtatzënine e 3-të dilka më herët dhe femra bëhet shumë më e ndjeshme. Mund të them që lajmi nuk ishte fare i papritur për bashkëshortin tim që mesa duket kësaj here e paska patur qëllim në vetvete dhe sigurisht që ishte një lajm shumë i bukur për vajzat, të cilat prej kohësh kërkonin një vëlla të vogël,edhe pse i kanë dy më të mëdhenj nga babai.

Vajzat na u rritën dhe unë mendoja që na mjaftonin për familjen ideale që kisha në kokë. Por, mesa duket dhe një pjesëtar i ri do gjej vend të ngrohtë në strehën tonë. Ah, përveç qenit, mos e harrojmë!”, ka thënë blogerja e njohur.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤