Bled, qyteti i mrekullive të fshehta 

Bled_otok_zima_ Ferjan_087

Duket sikur jo vetëm vendasit apo fqinjët, por edhe ata që rastësisht janë gjendur në këtë qytet i kanë premtuar qytetit që do ta ruajnë sekretin për vendndodhjen e tij edhe për shekujt që do të vijnë…

Saviola Shahollari, sipërmarrësja e re nga Tirana e cila ndodhet për studimet MBA në këtë qytet na fut në skutat më të fshehta, por edhe ato më të bukurat e qytetit slloven.

 

I gjendur më pranë Austrisë se sa kryeqytetit slloven Lubjanës, Bledi është një qytezë me rreth 6.000 banorë, që kthen çdo vizitor të tij në një ëndërrimtar dhe besimtar të përrallave me princër, princesha dhe ku e mira fiton gjithmonë.

Panorama që të ndesh syri sapo hyn në qytet të duket si një fletë me ilustrime të përrallave të Andersenit, me liqen, kisha dhe kështjella dhe pyje të dendur, duke të ftuar që të bëhesh edhe ti një personazh përrallor.

 

Vendet për të mos u humbur

kishaKisha e Ishullit dhe  99 shkallët

I njohur për liqenin e tij akullnajor, i cili në stinën e dimrit dhuron një spektakël të vërtetë duke ngrirë në të gjithë sipërfaqen e tij, mbi të cilën për vendasit është mëse normale të bëhet patinazh, por për dikë që e sheh ujin e këtij liqeni në gjendje të lëngshme do të ishte e paimagjinueshme. Në mes të liqenit gjendet një ishull, ku mund të shkohet vetëm me varkë (ose me not apo kajak) me një kodër ku është ndërtuar diku në vitet 1400 kisha gotike e Shën Mërisë. Përpara saj në kohërat pagane në këtë ishull gjendej tempulli pagan dedikuar perëndeshës pagane të dashurisë Živa (Zhiva).

E veçanta e kësaj kishe është kambanorja e saj 52 m e lartë e ndërtuar me një lloj guri poroz me përmbajtje elbi. Për t’u mbërritur deri tek kisha në majë të kodrës duhen ngjitur 99 shkallë, dhe sipas traditës vendase një çift i sapomartuar duhet  të shkojë në ishull për të kryer ritin e shkallës. Sipas këtij riti dhëndri duhet ta mbajë nusen në krahë për të gjithë rrugëtimin e 99 shkallëve, me qëllim që martesa e tyre të mund të bekohet në kishën e Shën Mërisë. Dhe gjatë kësaj ngjitje nusja duhet të rrijë e heshtur dhe të mos flasë asnjë fjalë.99 shkallet

bledkeshtjelle

Natyra e mrekullueshme

Liqeni i Bledit rrethohet nga një gjelbërim që shkrihet midis të kaltrës së qiellit dhe nuancave të blerta të ujërave të tij.  Në njërën nga kodrat e gjelbra të qytetit ngrihet Kështjella e Bledit, e njohur si kështjella më e vjetër sllovene, ndërtuar përpara vitit 1011 për nder të perandorit Henri II dhe për shumë vite e njohur si pronë e Perandorisë Austriake Habsburge. Mjafton një ngjitje prej rreth 20 minutash për të arritur lartësinë mbi 600 m të shkëmbit ku gjendet kështjella dhe pamja nga bedenat e saj është e mahnitshme. Kryetari i bashkisë së Bledit sigurohet që gjithmonë ta kryejë në këtë kështjellë ceremoninë e celebrimit të çifteve të sapomartuara dhe me shumë të drejtë në fakt.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Koha ideale për ta vizituar

Pranvera – për të shijuar gjelbërimin dhe ngjyrat e mahnitshme të luleve të shumta, një udhëtim me balonë, në versionin e Dorotisë që del nga libri i Magjistarit të Ozit është një ndër mënyrat më unike për ta shijuar Bledin në çdo kënd. Nga ajri, qoftë me balonë apo me avionët e vegjël që ngrihen nga pista e vogël pranë Bled mund të shijohet pamja e liqenit të Bled, Bohinj që gjendet ngjitur me të, apo edhe pyjet e Pokljukas dhe Ujëvara e Vogël.saviola

 

kajak ne bled

bellyakPër ata pak më aventurierët, Bled ofron Bellyak – të qëndruarit shtrirë barkas në kajak dhe të ndjekësh rrjedhën e lumit Sava, pa lënë mënjanë edhe kajak tradicional apo rafting.  Për pak më shumë adrenalinë Bled ofron skydiving dhe një argëtim të veçantë -Tobogganing – një lloj aventure argëtuese për t’u shijuar me të gjithë familjen. Ndërsa për vizitorin pak më tradicional alternativat janë hipizmi, shëtitjet në natyrë, volejbolli, peshkimi apo edhe golfi në një nga fushat më të mëdha që gjendet në të dalë të qytetit.

Dimri– përveç patinazhit në liqenin e akullt dhe në një pistë sportive patinazhi në qendër të qytetit, në njërën nga kodrat që rrethojnë liqenin gjendet Straza Bled – vendi ideal për snowboarding dhe për ski, sidomos për fillestarët. Ndërsa skiatorët apo ata që praktikojnë ecjen me këpucë në dëborë, në të dalë të Bled gjenden disa pista të tjera më të mëdha. Sigurisht Alpet Juliane sllovene në dimër kthehen në mikpritëse të shumë të apasionuarve pas këtyre sporteve apo edhe për gara të ndryshme ndërkombëtare. Me afrimin e Krishtlindjeve në një nga parqet e qytetit hapet Qyteza e Krishtlindjeve me gatime dhe prodhime artizanale tërësisht festive. Ndërsa qyteti organizon koncerte të ndryshme me muzikë festive nëpër parqet e  shumta të qytetit. Festimet kulmojnë në datën 25 Dhjetor, mbrëmjen e Krishtlindjes kur në mes të liqenit hidhet një këmbanë dritash në simbolikë të festës.

Lake-Bled-mountains-tree-bench-Bled-Slovenia-wallpaper-Hd-1920x1200

 

 

Ku mund të hahet dhe  pihet mirë

Liqeni rrethohet nga bare dhe restorante të shumta, ku ushqimi shijon më shumë duke u mrekulluar pas panoramës së qytezës. Për turistin Bled ofron gatime nga më të ndryshmet ndërkombëtare duke filluar nga restoranti  indian apo kinez dhe sufllaqja greke, deri tek kuzhina vendase fantastike. Nëse viziton Bledin nuk duhet harruar të porositësh supën me elb dhe mish të grirë, tipike vendase dhe ndërkohë më pas duhet të kesh provuar edhe të paktën 5-6 lloje të ndryshme sallami dhe proshutash që prodhohen të freskëta dhe në mënyrë artizanale nga vendasit. Mishi apo peshku nuk është dilemë në Bled sepse të dy gatuhen mrekullisht mirë. Peshku i freskët i liqenit të vjen i servirur në disa pjatanca bakri të cilat vendosen mbi mbajtëse metalike dhe me 2 qirinj poshtë saj me qëllim që ushqimi të mos ftohet në asnjë moment e të shijohet i ngrohtë. Pastat dhe rizotot, të serviruara në tiganë bakri ose enë balte ruajnë aromën e tyre ndjellëse deri në fund të vaktit.  restorant

saviii

savi

birre

Nuk ka verë apo birrë të keqe në Bled. Një nga birraritë qindravjeçare sllovene është porosia e domosdoshme edhe në Bled, mjafton të mësosh fjalën “Lasko Pivo” dhe kamerieri me një buzëqeshje të sjell një birrë të lehtë, bionde dhe që sipas vendasve nuk të zë nëse nuk pi të paktën 3-4. Ndërsa nga verërat e kuqe dhe të bardha që mund t’i porositësh si në bar edhe në restorant, duhet të sigurohesh që të kërkosh ato vendaset sepse në Bled ndërsa sodit liqenin, kishëzën në ishull dhe kështjellën në kodër, vera shijohet qetësisht dhe në maksimum.

 

embelsira

Por Bledi nuk mjaftohet me kaq. Krenohet me një ëmbëlsirë të cilën pasi e ke provuar kupton se kanë të drejtë të krenohen. Kremsnita është një lloj ëmbëlsire e ngjashme me milfejin, e cila ka një shtresë me petë të pjekura me gjalpë, një shtresë me krem qumështi, sipër saj një shtresë me krem pastiçerie dhe mbulohet nga një shtresë tjetër petësh të pjekura në gjalpë dhe të spërkatura me sheqer pluhur. Jashtëzakonisht e lehtë dhe e shijshme dhe çdo vendas të thotë që Kremsnita më e mirë duhet provuar tek Hotel Park, hoteli i ndërtuar nga vetë Tito mbi 60 vjet më parë dhe ku ai zgjidhte të shijonte pikërisht ekskluzivisht ëmbëlsirën që nuk e gjen dot askund tjetër.

E si për mbyllje, pas një vakti të pasur mos harroni të porosisni edhe një gotë raki boronice, një nga pijet tipike sllovene, të cilën e gjen në çdo bar apo restorant në Bled.

 

Ku të bësh shopping

Edhe pse duhet pranuar që nuk mund të mendosh se në Bled mund të bësh shopping, pasi koha mezi të del për të parë të gjitha vendet fantastike që duhen vizituar, gjithsesi në fakt në Bled gjen edhe Trgovski Center – një kompleks prej 4 katesh ku gjenden rreth 60 dyqane të ndryshme dhe kafene e restorante, së bashku me disa zyra turistike dhe pika ku mund të merren biçikleta me qira apo pajisje për peshkim apo kajak. E veçanta e të bërit shopping në Bled qëndron tek fakti që firma të njohura ndërkombëtare veshjesh kanë dyqane në qendrën tregtare të Bledit, ndër 60 dyqanet mund të gjesh të paktën 10 dyqane me veshje sportive, por asnjë dyqan këpucësh klasike. Ndërsa veshjet kanë të gjitha etiketa Made in Italy ose Made in Germany.

 

art cafeJeta e natës dhe njohjet e reja

Banorët e Bledit kanë mësuar prej shumë vitesh sekretet e turizmit duke qenë gjithmonë të sjellshëm dhe të komunikueshëm me këdo. Por dinë të ruajnë distancat e komunikimit duke mos u afruar më shumë se ç‘kërkon një turist. Bledi nuk ka klube apo diskoteka të mëdha, por ka një kazino dhe dy night clubs ku njohjet e reja në ajrin e freskët të natës dhe dehjen e avujve të alkoolit mund të përfshijnë kombësi italiane, gjermane, austriake, vendas dhe amerikanë. Pozicioni gjeografik i Bled, si qytezë shumë pranë Austrisë dhe Italisë e bën atë një vend të preferuar nga shumë të rinj që me makina apo edhe me tren vijnë të kalojnë fundjavën, qoftë edhe për t’i dhuruar gjallëri dhe pak më shumë zhurmë një qyteze që ngjan si e shkëputur nga fletët e një libri përrallash. Një birrë apo gjithçka alkoolike që turisti kërkon për të mbyllur mbrëmjen, në Bled i serviret tek Club Devil ose Art Caffe, të dyja clube që dinë të argëtojnë klientin e tyre deri në orën 4 të mëngjesit në fundjavë, ndërsa deri në orën 1 pas mesnate në çdo ditë tjetër të javës. Sepse vendasit e dinë se turisti që viziton Bledin e humbet sensin e kohës në këtë qytet dhe e bën dallimin e ditë natës vetëm nga lindja dhe perëndimi i diellit.

 

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤