Bicicletta-mente Giulia

IMG_4829Ajo ka emrin e heroinës së një prej filmave italianë shumë të preferuar nga shqiptarët “Disperatamente Giulia” . Edhe e saj është një histori dashurie…por jo njerëzore. Giulia Dajçi, gjimnazistja që ngjit malet me të pandashmen biçikletë të saj, e cila prej fëmijërisë tash është bërë një zgjatim i trupit…

 Nga Kris Tushi

Në lagjen ku u rrit fëmijët kishin vetëm një biçikletë, të cilën e ngisnin me radhë. Ishte biçikletë modeste, pa frena, por që fëmijët ia kishin mësuar stilin dhe dinin si ta ndalnin, duke ulur këmbët në tokë. Ishte vetëm katër vjeç kur u kërkoi prindërve të kishte një biçikletë krejt të sajën. Ajo që mori si përgjigje e vogla Giulia ishte kundërshtimi…kjo nga frika se për një vogëlushe në moshën e saj do të ishte e rrezikshme. E paimagjinueshme të dilte në sheshpushimet kaotike të pallateve të ngarkuar me automjete që lëvizin pa ndalur.

Por atëherë kur thuajse kishte hequr dorë nga ideja, prindërit i sollën në shtëpi një biçikletë rozë me katër rrota. Nuk i pëlqeu as ngjyra e as ato dy rrotat shtesë. Por lumturia që më në fund u bë me një biçikletë të sajën, ishte e pakrahasueshme. Bëri, ç ‘bëri dhe arriti t’i hiqte ato dy rrotat e filloi të shëtisë çdo ditë, vit pas viti nëpër lagje, nëpër qytet e më pas jashtë qytetit…

IMG_4804Ishte dymbëdhjetë a trembëdhjetë vjeç kur i nisi të parat gara.E para fare ishte një garë për të testuar anën teknike të biçikletës, duke hipur e zbritur trotuare. Zuri vendin e parë, me 100 pikë të plota nga të gjithë pjesëmarrësit, djem dhe vajza.E qysh pas asaj dite filloi të besojë se biçikleta mund të ishte më shumë sesa argëtim. Distanca më e largët që ka përshkuar mbi dy rrota është 55 kilometra prej Tiranës në Kepin e Rodonit.  Çdo lëvizje, çdo distancë, çdo punë rutinë apo jo, e kryen mbi biçikletë. E quan dhe një lloj stërvitjeje, sepse për stërvitje klasike nuk ka shumë kohë të lirë. Kjo për shkak të angazhimeve në punë dhe në shkollë. Gjithsesi kur e gjen mundësinë stërvitet duke zbritur kodrat e Liqenit ose Lapidarin në Sauk. Madje dhe distancat mes qyteteve i përshkon me biçikletë. Një ndër eksperiencat më të bukura, por edhe më të lodhshme, ka qenë rruga Tiranë – Kepi i Rodonit. Giulias i pëlqen të udhëtojë me miq. Giulia ka një pasion të madh edhe ndaj natyrës, e sidomos ndaj ajrit të freskët të malit. Kështu ka arritur t’i bashkojë të dy pasionet duke ngjitur malet me biçikletë. Giulia thotë se ngjitja e malit me biçikletë të fal një adrenalinë që nuk mund të gjendet në asnjë formë tjetër. Kur je në këmbët e malit dhe e sheh sa i lartë është, mendon se nuk do t’ia dalësh kurrë. Por në momentin që arrin majën dhe ke mposhtur vështirësitë e rugës, ndihesh sikur mund të pushtosh botën. E tek sa ngjit malin mbi dy rrota, ajo sfidon dhe veten njëkohësisht.

IMG_4844 Ky është një sport sa i rrezikshëm, aq dhe i stereotipizuar si diçka që i përket vetëm meshkujve, për shkak të vështirësisë dhe rreziqeve. Por Giulia dhe një shoqe e saj, Iden Petraj,  e kanë thyer këtë stereotip duke qenë vajzat e para dhe të vetme që ngjisin male me biçikleta. Giulia tregon se edhe pse ato janë vajzat e vetme, askush nuk i veçon nga djemtë. Giulia nuk dëshiron ta kthejë pasionin në profesion. Ajo dëshiron që dashuria dhe pasioni për çiklizmin të mbetet vetëm i tillë…

13000292_988555877865376_3850380687635681684_nPër të ardhmen ajo ka në plan të investojë në një biçikletë të posaçme për ngjitje dhe zbritje mali, sepse ajo që ka aktualisht është biçikletë e thjeshtë. Mundimit të saj në këtë sport i shtohet edhe biçikleta e papërshtatshme. Biçikletën për ngjitje mali, e cila është e kushtueshme, nuk ka në plan t’ua kërkojë prindërve si atëherë kur ishte katër vjeç. Po punon fort dhe me paratë e kursyera shpreson që një ditë ta ngjitë malin me atë biçikletën që ia ka vënë tashmë syrin për ta bërë të sajën. Sepse një çikliste duhet të  mbështetet  vetëm në forcat e veta…

12801598_958675797520051_4405156911754875122_n

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤