Beyonce në remake-n e filmit të njohur të animuar

beyonce

Diva e muzikës pop, Beyonce do të huazojë zërin luaneshës Nali, nga filmi i animuar “Mbreti i luanëve”, remake i të cilit do të dalë viteve të ardhshme.

Regjisori Xhon Favro tha për media se Beyonce ishte përzgjedhja e parë për mbretëreshën Nali, derisa luanin Simba do ta “luajë” reperi Donald Glover. Nga ana tjetër, aktori Xhejms Erl Xhons do të huazojë zërin luanit të vjetër Mustafa.

Edhe pse Beyonce nuk ka konfirmuar këtë lajm, miqtë e saj kanë zbuluar për media se këngëtarja është shumë e lumtur që do të jetë pjesë e filmit të animuar.

“Ishte shumë e lumtur dhe e nderuar. Madje, tha se fëmijët e saj një ditë do të jenë krenarë me të për shkak të këtij roli”, tha një burim i afërt me këngëtaren.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Beyonce angazhohet në filma të animuar. Tashmë ajo ka huazuar zërin mbretëreshës Tara në filmin e animuar “Epic”, ndërsa ka realizuar edhe dy role të rëndësishme në filmat “Austin Powers në Goldmember” dhe “Dreamgirls”.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤