Bëni gjumë të keq? Me çfarë ka lidhje…

Çrregullimet e gjumit shfaqen me sëmundjet psikosomatike. Çfarë janë sëmundjet psikosomatike? Sëmundjet psikosomatike janë sëmundjet trupore të shkaktuara nga faktorët psikologjikë dhe jo nga ato fizikë. Kur një individ përjeton këto simptoma psikosomatike, çrregullimet e gjumit janë më të shpeshtat dhe më të dukshmet, sipas CRI-së.

Sipas përvojës klinike, fenomenet dhe sëmundjet psikosomatike kanë marrëdhënie të ngushtë. Një pacient i prekur nga sëmundje të ndryshme fizike do të ketë reagime të shumta emocionale, që janë fenomene psikosomatike, por jo sëmundje psikosomatike.

Këtu ekzistojnë disa situata klinike: së pari, elementet psikologjike shkaktojnë çrregullim e sistemit nervor autonom (sistem që rregullon procese të caktuara të trupit, të tilla si tensioni i gjakut, frymëmarrja, muskujt etj).

Së dyti, këto elemente psikologjike vazhdojnë për një periudhë dhe shkaktojnë çrregullim të funksioneve të sistemeve të organeve të brendshme, të enëve të gjakut dhe të sistemit nervor, por këto çrregullime fizike mund të lehtësohen më vonë.

Së treti, kur fenomenet psikosomatike dhe sëmundjet psikosomatike vazhdojnë për një periudhë të gjatë, do të shkaktojnë çrregullime jo të lehta, të cilat çojnë më pas në sëmundje psikosomatike. Stimujt psikologjikë janë faktorë patogjenë Stimujt psikologjike në nivelin normal janë stimuj të mirë, por ata të tepërtit janë të dëmshëm si çdo gjë tjetër e dëmshme kur është në sasi të lartë.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤