Bebe Rexha, sonte koncert në Sheshin Nënë Tereza  

 

bebe-rexha-has-written-some-of-pops-biggest-hits-but-shes-still-learning-to-love-the-spotlight-body-image-1462939071

Artistja e talentuar me origjinë nga Shqipëria ka mbërritur dje në Tiranë dhe sot do të performojë në sheshin Nënë Tereza për të gjithë admiruesit e muzikës së saj. Pas Rita Orës dhe Dua Lipës, Rexha është artistja e tretë me famë ndërkombëtare që këndon në kryeqytetin shqiptar.

 

Ajo është artistja që i ka bërë listën e 40 këngëve më të mira shumë tërheqëse.Ajo vjen e bekuar me një varg të Nicki Minaj, një grep nga David Guetta dhe një mësim rreth ndryshimit të imazhit. Ai zë i pasur që ka siguruar grepat në thuajse të gjithë 40-shen më të mirë të këngëve mund të gjurmohet te një muzikante e vetme: Bebe Rexha. Shqiptohet Bibi, meqë ra fjala. Megjithëse e renditur e dyta ( apo ndonjëherë aspak), Rexha në përgjithësi ka përgjegjësinë e mbajtjes së titullit të këngës. Te “Hey Mama” e David Guetta-s, ajo është zëri pa autorësi që bërtet “I ëanna hear you calling my name/Like hey mama, hey mama”. Ajo mbështet  këngën e G Eazy –it “Me, Myself & I,” një këngë rreth pendimit të  G Eazy –it rreth të bërit pikërisht G Eazy. Megjithëse kënga është një analizë de brendshme, është zëri i Rexhës që siguron dozën e plotë të emocionit.

bebe-rexha-has-written-some-of-pops-biggest-hits-but-shes-still-learning-to-love-the-spotlight-1462938352

Megjithëse nga Brooklin-i, prindërit e saj emigruan prej Shqiëpërisë më ’80. Pas një fëmijërie të mbushur me role të adhurueshëm në muzikalë, Rexha punoi si këngëtare dhe këngëshkruese e suksesshme, duke marrë famë me këngën e shkruar për Rihanna-n dhe Eminem-in “The Monster.”

Tashmë ajo po bën hapa për të vendosur veten si një artiste soliste. Ështën jë video e saj në Youtube e postuar një vit më parë, 6 Prill 2015, ku ajo pyet njerëzt nëse e dinë kush është dhe e përshkruan veten si “ një muzikante pop-rrok alternative”. Një vit më pas, ajo është ende duke sqaruar të tjerët dhe veten. Në modelin e Lana Del Rey-it, Rexha ka pasur përsëritje gjatë karrierës, por duket se tashmë është e angazhuar pas një look-u hip-hop. Dhe shpejt ka zhvilluar origjinën për kombinim: Rexha ka një varg të Nicki Minaj-it e cila e bekon atë për “No Broken Hearts.”

bebe-rexha-has-written-some-of-pops-biggest-hits-but-shes-still-learning-to-love-the-spotlight-body-image-1462938531

“No broken hearts in the club”! Nuk ka zemërthyer në klub. Duket si një lloj urdhërese.

E kam shkruar atë këngë për shkak të një thyerje zemre që pata. Po qaja ndërsa hyja në studio dhe isha duke thënë me vete “Asnjë zemër e thyer nuk lejohet në këtë studio!”. Ai varg më ngeci në kokë. Kur dëgjova ritmin, nisa të këndoj melodinë, i vendosa vargjet dhe u bë këngë. Është një këngë për të ngritur humorin.

Si ngjajnë netët e tua në klube zakonisht?

Nata ime ideale do  të ishte një veshje verniku dhe njerëzit që dua përreth meje. Të hash darkë me ushqim të mirë. Mbase sushi apo ushqim italian. Më pas të shkosh në klub, të pish një a dy gota e të dëgjosh muzikë vërtetë të mirë.

bebe-rexha-has-written-some-of-pops-biggest-hits-but-shes-still-learning-to-love-the-spotlight-body-image-1462938453A ke punuar me Nicki Minaj –in për vargjet?

Nicki i ka shkruar vetë vargjet e saj. Unë dhe  Nicki kemi punuar bashkë te “Hey Mama” . Ndërsa rritsha kam dëgjuar muzikën e saj; jam nga Nju Jorku. Kam mësuar shumë prej saj. Jemi argëtuar shumë.

Çfarë ke mësuar prej saj?

Ajo e di çfarë do. Ajo di si të shkojë pas asaj që do. Është shumë e ëmbël,  por edhe shumë e zonja në biznes dhe e dua për këtë. Është shumë e pasionuar. Me të, vjen nga një vend i pastër. Është shumë mirë. Kushdo rreth saj ndjen energjinë që ka sepse është shumë e zonja.

bebe-rexha-wallpaper-7

Na trego pak rreth çështjes së autorësisë me këngën “Hey Mama” të  David Guetta –s.  A po flet  më shumë për veten?

Nuk e di çfarë ishte; ishte diçka me një nga kompanitë. Është në rregull. Është bekim, sepse erdhi në rreth të plotë dhe Nick-i që u shpreh për këngën time dhe jam shumë mirënjohëse për këtë. Po mësoj shumë si artiste. Kur u hapa për Nicki-n, ajo u tregua shumë e ëmbël. Por kur isha një akt hapjeje, shumë artistë nuk më përshëndeten e as  më folën. Po mësoj, gjithnjë tregohu më e sjellshme me këdo që punon. Jepu njerëzve meritat. E kam pësuar, por kam qenë e mërzitur. Por tani jam në rregull.

photoKëngët e tua duken të shpërndara nëpër larmi zhanresh – “Cry Wolf” ka atë neo-folkun…atë gjënë e Mumford & Sons

E urrej atë këngë. Nuk duhet të publikohej, por rrodhi jashtë. Po mundohesha të bëja diçka mes skenës së Mumford & Sons dhe atmosferës së Alanis Morissette.Kam qenë në një vend të errët atëkohë. Tani po bëj çfarë kam bërë gjithnjë prej fillimit. Kur isha 16 vjeç, kisha një hit të vërtetë në botën e K-pop. Isha një admiruese e këngëve hip-hop/R&B/pop. U përhumba disa nga ajo për shkak të shkruesve me të cilët shoqërohesha. Tani jam kthyer te rrënjët e mia: një gocë Nju Jorku që është rritur me hip-hop. Artistët e mi të preferuar janë  Kanye West, Jay Z, the Fugees, Lauryn Hill, Destiny’s Child. E kam shkruar atë këngë katër a pesë vite të shkuar, ndaj është një vete e ndryshme.

Bebe-Rexha-gq-magazine-lamoda-

Mban shumë varëse. Është një zhvillim i fundit i modës tek ti?

Po fiksohem pas viteve 2000. Dua të sjell ditët e hip-hop-it sërish. Do të var shumë varëse dhe ta bëj gjënë time. Më pëlqejnë varëset me diamant të lirë, ato që i gjen në Nju Jork, në Canal Street.

Ke bërë shaka rreth fenomenit se ti flirton keq. Si e ke kuptuar këtë?

Shumë  keq. Muzika ime është gjithnjë e para. Kur një djalë qaset drejt meje, them: “ Për çfarë ke ardhur? Çfarë do?”  Kur jam duke shkruar mesazhe, nuk kam kohë për marrëzira. Edhe  në gjërat e vogla, kur një djalë të thotë: “Dukesh bukur në atë foto”- unë them- “Nuk njeh mendjen time, pse flet për trupin tim?” U them gjëra shumë të këqija. I tremb djemtë. Ata thonë: “Shpresoj të kesh një ditë të bukur, kurse unë: “Natën e mirë”. Nuk di të flirtoj. Ta shpif në flirtim. Kam humbur shumë sinjale. Jam më shumë si një çunak. Mënyra ime e flirtimit është e pasjellshme. Më pëlqen të hyj nën lëkurën e njerëzve.

13116640_844191745724687_22399749_n

Ke publikuar një sërë versionesh akustikë të muzikës tënde. E bën për t’u siguruar që njerëzit ta marrin vesh se ke talent natyral?

Është bukur që njerëzit të shohin nga vijnë këngët. Nuk përpiqem të vërtetoj asgjë. Është thjesht mënyra sesi një zë dhe piano apo një zë dhe kitarë tingëllojnë. Më mungon kjo ndonjëherë.

 

*Marrë nga revista GQ

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤