Bashkëshorti i mençur dhe bashkëshortja e ndjeshme

couple

Në kërkim të mashkullit inteligjent, femrat, me apo pa vetëdije, ulin talentet e veta në mënyrë që të bëhen më atraktive.

DAMAT të cilat e dëshirojnë partnerin e mençur, nuk janë të interesuara për karrierë dhe për punët të cilat konsiderohen “mashkullore”, si p.sh. ato nga fusha e shkencave natyrore, inxhinieria dhe teknologjia.

Ato më parë do të zgjidhnin profesionet tradicionalisht të lidhura me gjininë e butë dhe do të bëheshin mësuese, punëtore sociale, tregon hulumtimi i Universitetit amerikan Bufalo.

Në një studim të bërë nga Magazina mbi psikologjinë e aplikuar sociale kanë marrë pjesë 900 të anketuar, ndërkaq shkencëtarët janë interesuar për marrëdhënien e tyre ndaj gjinisë së kundërt dhe për zgjedhjen e karrierës.

Është interesante që damat të cilat kanë kërkuar mashkullin inteligjent, kanë treguar më pak talent dhe interesim për matematikën, në krahasim me femrat të cilat nuk e kanë pasur prioritet mençurinë si parakusht të rëndësishëm për partnerin.

Shpjegimin e mundshëm të konkludimeve befasuese shkencëtarët e shohin në atë që femrat në kërkim të meshkujve inteligjent, me apo pa vetëdije, ulin talentet e veta në mënyrë që të jenë më atraktive.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤