Bashkëjetesa nuk është ‘parajsë’…

auto_20820-780x4391484646859

Bashkëjetesa është diçka serioze, prandaj duhet të siguroheni se dini gjithçka për të para se ta merrni vendimin për tu shpërngulur.

Ndarja e shtëpisë me partnerin jua ndryshon lidhjen dhe, përderisa disa ndryshime janë të mira, duhet të përgatitni edhe për ndryshimet e këqija.

Një temë e fundit e diskutuar në forumin ‘Reddit’ ka ekspozuar realitetet e asaj se si është në të vërtet bashkëjetesa.

Duke filluar nga mënyra se si i organizoni librat e deri te mënyra se kush cilat punë të shtëpisë i kryen, zënkat mund të fillojnë shumë lehtë.

Përveç mungesës së letrave të tualetit, ‘burimi’ më i zakonshëm i fjalosjeve duket të jetë prezenca e qimeve.

“Qime. Qime kudo përgjatë shtëpisë”, është ankuar një person në këtë forum, përderisa një tjetër ka shkruar se me sasinë e flokëve që ka parë deri tani, gruaja e tij është dashur të jetë tullace.

Por, nuk duhet hedhur faji vetëm te gratë, sepse, siç tregon një grua, ajo shpeshherë gjen qime të mjekrës së partnerit në ushqimin e saj, në lavaman dhe kudo tjetër.

Siç edhe ka qenë e pritur, papastërtia mbetet shkaktari kryesor i frustrimit të jetës bashkëshortore.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤