KMR

Atentat ndaj Putinit: Ja parashikimet e Nostradamusit të Ballkanit për 2019-ën






               Publikuar në : 18:52 - 11/12/18 |
mapo.al

Baba Vanga ka vdekur, por mistikja që ka parashikuar disa ngjarje të rëndësishme të viteve të shkuara, mbetet e pranishme në media me parashikimet e saj.


Ajo vdiq në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare, por la pas parashikime të rëndësishme.

Por çfarë parashikon ajo për vitin 2019?

Sipas saj, presidenti amerikan, Donald Trump do të preket nga një sëmundje misterioze, që do i shkaktojë traumë në tru dhe humbje të dëgjimit. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, por shumë diplomatë amerikanë në Kinë dhe Kubë janë prekur në mënyrë misterioze nga një sëmundje e ngjashme këtë vit. Ka pasur raportime se ata janë goditur nga një armë sekrete sonike.

Ashtu siç parashikoi cunamin e vitit 2004, Baba Vanga ka parashikuar se edhe në vitin 2019 do ketë një cunam të fortë.

Mes të tjerave, ajo parashikon një krizë të fortë ekonomike në një vend europian, që për ‘The Sun’ mund të jetë Italia.

Sipas Baba Vangës, Rusia do të goditet nga një meteor. Por nuk është vetëm kjo ngjarja më e rëndësishme e Rusisë për vitin që vjen.

Baba Vanga mendon se presidentit Vladimir Putin do i bëhet një atentat. Baba mendon se tentativa e vrasjes do vijë nga brenda ekipit të tij të sigurisë. Putin e ka pranuar se ka qenë subjekt i disa atentateve në të shkuarën dhe tashmë ruhet me një skuadër snajperësh.

Ky parashikim vjen në ditën kur gazeta më e madhe gjermane, Bild, ka publikuar një dokument që tregon se Putin ka qenë spiun i famëkeqit Stasi gjerman.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas