Aspak keqardhje për “shtrigën lejla”

lejla

Gjermania lindore nuk kishte ngjyra. As kujtimet për të nuk kanë ngjyra. Gjithçka është gri. Vetëm grija jo: Margot Honecker.

1,w=559,c=0.bild

Gruaja e udhëheqësit të shtetit, Erich Honecker, kishte flokë lejla. Ajo ishte shtriga lejla. Atë e urrenin si asnjë të dytë në Republikën Demokratike Gjermane. I shoqi ishte një idiot. Ajo ishte inteligjente, dyshuese, cinike dhe vërtet e rrezikshme.

2,w=559,c=0.bild

Tani ministrja e përjetshme e Arsimit në RDGJ (1863-1989) ka vdekur. Vdiq në moshën 89-vjeçare në mërgim, në anën tjetër të botës, në Santiago të Kilit. Atje ishte arratisur në vitin 1992 pas një odiseje mbi Moskë dhe një ndalese në Berlin.

1,w=559,c=0.bild (1)

Erich Honecker e ndoqi në vitin 1993. Ai vdiq në vitin 1994 në moshën 81-vjeçare.

“Ajo vdiq më 27 prill në paqe”.
Në paqe???

Ajo!!!

1,w=559,c=0.bild (3)

Viktimat e saj vuajnë edhe sot dhe nuk gjejnë paqe. Ajo kurrë nuk doli përpara gjykatës për atë që u ka bërë brezave si ministre e Arsimit. Ajo mbeti pa ndëshkuar, deri në fund.
Gjatë telefonatës së fundit para disa muajsh ajo fillimisht heshti, më pas ulëriti.

Sipas saj, gjithçka ishte një intrigë e Perëndimit dhe ‘reformatorëve’ me në krye tradhtarin Michail Gorbatchov.

RDGJ-ja e saj e bukur dhe krenare ishte tradhtuar. Ajo nuk e tha kurrë një fjalë të ngrohtë për ata shpirtra të thyer nga sistemi Honecker. Sepse ajo nuk ishte nëna e kombit. Ajo ishte një njerkë e pabesë.
Qindra-mijëra fëmijë kanë vuajtur nën sistemin e saj të edukimit stalinist. Margot u rrit në kohëra të vështira: Mamaja i vdiq në vitin 1940, kur ajo ishte 14 vjeç. Babai, komunist si mamaja e saj, ishte në disa kampe përqendrimi. Ajo vetë erdhi në Hamburg në familjen e Wolf Biermann.

2,w=559,c=0.bild (2)

Pas luftës, këngëtari Biermann u vendos në Berlinin lindor për të studiuar. Atje mori nënshtetësinë e Gjermanisë Lindore, por shumë shpejt u kthye në armik të familjes Honecker. Njeriu që e kishte strehuar atë në kohë të vështira, u diskreditua publikisht dhe iu hoq nënshtetësia. Kjo vetëm pse kishte dhënë një koncert në Perëndim.

Ajo nuk njihet asnjë mirënjohje, ishte e akullt dhe hakmarrëse, ndaj gjithkujt. Vetëm ndaj vetes jo. Ajo jetonte në luks. Rrobat dhe kozmetikën e merrte në Perëndim, me kostot e popullit. Ajo jetonte mirë, shumë mirë. Madje edhe kur ishte në Kili, Gjermania i dërgonte pensionin e saj rregullisht, cdo muaj nga 1600 euro.

Edhe në Kili, familja Honecker jetonte pas një muri. Një mur i madh jeshil.

Ishte si më parë. Të vëzhguar. Por tashmë jo nga regjimi, por nga një roje trashaluq.

1,w=559,c=0.bild (2)

E bija, Sonja u martua me një kilian, që e kishte njohur në RDGJ. Dhe shkuan së bashku në Santiago.
Prindërit e ndoqën. E bija u nda dhe u kthye sërish në Gjermani. Me gjyshen qëndroi nipi, Roberto Yanez Betancourt, 41 vjeç.

Artisti është krejt e kundërta e asaj me të cilën krenoheshin komunistët. Surrealist dhe i varur nga droga, ai iu nënshtrua një terapie detoksikimi në Kubë. Ishte edhe hipi, megjithatë ishte i preferuari i gjyshes. Ajo e mbante shumë pranë. Dhe ai bënte rrush e kumbulla paratë e gjyshes, edhe pse nuk e donte shumë atë. Nuk e donte as nipi!

2,w=559,c=0.bild (1)

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤