Arsyeja se pse Van Gogh preu veshin

View Gallery
3 Photos
Arsyeja se pse Van Gogh preu veshin
103560355_vincent_van_gogh_transusieztq1114pgfdjvgpsn3vx8oy-ys4u60yyl3gwd2u1478016588

Arsyeja se pse Van Gogh preu veshin
2f82dc6a64ae05d275fecd4e23a272a61478016596

Arsyeja se pse Van Gogh preu veshin
705d1d99315c4dca2e3caaf0d82ad4281478016593

Është interpretuar si shenjë e gjenialitetit torturues, provë e sëmundjes së tij mendore ose rezultati i fundit i një sherri të zjarrtë me shokun e tij piktor, Paul Gauguin, po vendimi dramatik i Vincent van Gogh për të prerë veshin e vet, sipas një historian ka një shpjegim shumë më të thjeshtë: lajmin për fejesën e të vëllait.

Kërkime të reja sugjerojnë që Van Gogh kishte mësuar për fejesën e të vëllait, Theo, ditën që preu veshin, më 23 dhjetor, 1888. Specialistët, tani, besojnë që kjo ngjalli tek ai frikën që mund të mbetej vetëm dhe pa para, duke humbur mbështetjen financiare të të vëllait që i lejoi Van Gogh-ut t’i kushtonte jetën artit.

Martin Bailey, historian arti, ka thënë që lajmi mund të ketë acaruar gjendjen e shqetësuar të Van Gogh-ut dhe “nxitur” “veprimin shkatërrues” të vetëplagosjes.

Bailey, që e thekson teorinë në librin e tij të ri, e ka bërë zbulimin pasi mblodhi bashkë letra familjare të pabotuara të asaj kohe.

Studiuesit e mëparshëm kanë pranuar që Van Gogh e mësoi fejesën e të vëllait kur ky e vizitoi në spital Van Gogh-un që ishte shtruar pasi ishte plagosur në kokë.

Plagosja është shpjeguar me një sherr me shokun e tij artist, si edhe përshkruhet në site-in e Muzeut Van Gogh: “Vincent van Gogh preu veshin kur temperaturat u rritën me Paul Gauguin, artistin me të cilin punoi për pak kohë në Arles.”

Më herët këtë vit, historia e famshme sesi ai ia dha veshin e prerë një prostitute u sqarua pjesërisht, pas një kërkimi të ri që zbuloi që gruaja ishte në fakt një shërbyese që punonte si pastruese në një bordell për të fituar paratë që i duheshin për të paguar ilaçet e mjekimit.

“Nxitësi për vetëplagosjen, besoj, është nënvlerësuar”, shkruan Bailey në librin e tij të ri, Studio of the South: Van Gogh in Provence, Studio e Jugut: Van Gogh-u në Provansë.

“Vetëm pak orë para se Van Gogh të priste veshin, ai mori një letër nga Parisi. Kjo solli lajmin që i vëllai kishte takuar Johanna ( Jo) Bonger, një grua të re holandeze që ishte për vizitë në Paris dhe kishte vendosur të martohej me të. Vincent-i u tremb mos e ‘humbi’ Theo-n, shokun e tij më të ngushtë, atëherë. Kjo nxiti aktin e tij shkatërrues. Ai ishte njëlloj i shqetësuar edhe që i vëllai mund të tërhiqte mbështetjen financiare që i kishte dhënë atij mundësinë t’ia kushtonte jetën artit.”

Ai vazhdon. “Nëse Van Gogh do ishte lumturuar nga fejesa, do ishte e paperceptueshme që ai të priste një pjesë të veshit pak orë pasi mori lajmin për Theo-n, çfarëdo vështirësisht të tjera të ishte duke kaluar, edhe marrëdhëniet shkatërruese me Gauguin-in. Fejesa mund të mos ketë qenë shkaku kryesor, por ajo e nxiti të shpërthente këtë akt destruktiv”.

Letrat mes anëtarëve të familjes Van Gogh, të ruajtura në arkivën e Muzeut Van Gogh në Amsterdam, tregojnë që artisti kishte marrë një letër nga Theo në 23 dhjetor, që trajtonte kuotat e tij financiare.

Përmbajtja e asaj letre tani ka humbur, por vëllai i madh i Jo Bonger, Henry është zbuluar që ka marrë një letër në të njëjtën ditë, e cila përmbante lajmin e fejesës. Dy ditë më parë, Theo, i kishte shkruar së ëmës për t’i kërkuar leje për t’u martuar dhe mes të tjerëve, Van Gogh-ut si një anëtar shumë i rëndësishëm i familjes së ngushtë, për ta informuar.

Kur Theo vizitoi të vëllanë në spital në Krishtlindje, artisti i konfirmoi që e dinte tashmë për fejesën. Theo dhe Jo u fejuan një javë pas takimit, për t’u martuar më 18 prill, 1889. Theo u nda nga jeta na sifilisi dy vjet më vonë, një vit pasi Van Gogh vrau veten.

Studio of the South: Van Gogh in Provence e Martin Bailey, do të botohet nga Frances Lincoln pas pak ditësh.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤