Arsyet pse është mirë të jesh single në verë

Të jesh single në stinën e verës, nuk është edhe aq ide e keqe. Ekspertët rendisin, disa arsye pse është mirë të jesh pa partner, në verë:

1.Është më e lehtë të njohësh njerëz të rinj

Stina e verës, të jep më shumë mundësi, të njohësh njerëz të rinj, sidomos nëse je single. Kur ke partner, je më shumë i kufizuar, për të komunikuar me njerëz të tjerë.

2.Ndiheni më të lirshëm për të bërë aventura

Kur jeni vetëm, mund të lidheni me dikë, vetëm ditët që jeni me pushime. Do shpëtoni nga angazhimet dhe do shijoni vetëm momentin.

3.Bëni plane pa u konsultuar më parë me dikë

Nuk keni kujt t’i jepni llogari për gjërat tuaja. Nëse ju mbushet mendja për të shkuar diku, nuk shqetësoheni nëse do jetë dakord partneri, apo jo.

4.Jeni më aktivë

Kjo gjë nuk do të thotë, se personat që kanë partner nuk janë të tillë, por kur je single përpiqesh të bësh më shumë gjëra. Fakti që jeni vetëm, ju shtyn të mos ju kapë monotonia dhe të bëni çdo gjë për t’u kënqaur dhe për t’u dukur tërheqës.

5.Vera është e mbushur plot me evente argëtuese

Kur je single, nuk kufizohesh, për të shkuar nëpër evente të ndryshme. Atje do keni mundësinë të socializoheni edhe më shumë.

6.Kur temperaturat janë të larta, është më mirë të flesh vetëm

I gjithë krevati është ju juaji. Nuk keni dikë për ta ndarë dhe kjo është fantastike, pasi nuk durohet dikush tjetër pranë në vapë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤