Arben Idrizi: Jo rrallë njeriu mbetet i shtangur nga e zakonshmja

Leximi i poezisë “Vjeshta e hershme dergjet nё mua” tё Arben Idrizit/ Duhet ta pranoj se kjo poezi mё ka lidhur kaq shumё me teknikёn e pёrdorur, sa mendimet mё sillen e mё pёrsillen jo aq shumё rreth asaj qё thotё, por si e thotё. Kjo poezi ёshtё ndryshe. Unё jam vetё njё nga ata qё preferoj poezi qё kanё shtresa, mbishtresa dhe nёnshtresa. Njё poezi pa shtresa ёshtё e vdekur.

Nga Entela Tabaku

* * *

Vjeshta e hershme dergjet në mua,

e vakët dhe e ngeshme.

E vuaj, mahnitshëm, të qenit.

Njëjtë si pemët, iu bëj hije rrënjëve të mia.

E megjithatë, të gjitha ëndrrat tashmë kanë migruar.

Nuk ishte kështu, nuk mund ta merrja me mend

se do të bënte vaki kështu, as nuk

më shkon mendja të jem i pakënaqur tash.

Jo rrallë njeriu mbetet i shtangur nga e zakonshmja,

e kjo nuk vjen aspak vetëm për shkak të injorancës.

E keqja, e këtë është turp të mos e themi dhe me zë të lartë,

ka qasje autoritare te çdo qenie njerëzore, pa përjashtim.

(marrё nga revista POETEKA – nr. 38, 2016)

Leximi i parë (leximi i sipërfaqes)

Mua si lexuese, kjo poezi mё sipёrfaqet me dy pamje. Pamja e parё ёshtё poezi në kuptimin klasik të fjalës, me mendimin dhe ndjenjёn tё shprehur figurativisht. Ja, lexoje kështu:

Vjeshta e hershme dergjet në mua,

e vakët dhe e ngeshme.

E vuaj, mahnitshëm, të qenit.

Njëjtë si pemët, iu bëj hije rrënjëve të mia.

E megjithatë, të gjitha ëndrrat tashmë kanë migruar.

Po të ishte një poezi e publikuar në facebook, ma merr mendja do t’i kishim komentuar se këtu mbaron poezia: vjeshta që dergjet në poetin dhe krijon atmosferën e një stine në të cilën pashmangshmërisht gjithçka do të shkundet e kalbet. Vakët dhe ngeshëm. Përzgjedhja e fjalëve dëshmon një talent të veçantë nё metafora. Mendoje vetëm këtë: vjeshta dergjet. Dergjet, kjo fjalë e mrekullueshme e shqipes, kjo shtrirje e lëngueshme që nuk më vjen ndër mend në asnjë gjuhë tjetër. Kjo vjeshtë që dergjet. Dergjet në mua. E shtrirë për të vdekur në poetin. Ngeshëm. Vakët. Sepse është e hershme. Sapo ka filluar. Provoje lexoje edhe vetëm kështu: Vjeshta e hershme dergjet në mua,/e vakët dhe e ngeshme.

Edhe këtu mund të mbaronte poezia, si poezi moderniste. Por ky ngjan se ёshtë poet i një lloji tjetër. Tre vargjet që vijojnë e tregojnë përjetimin e dergjjes me shumë zemërgjerësi. Së pari i vënë një emër: është vuajtja e të qenit. Dhe vuajtja e të qenit në vetvete nuk është asgjë e jashtëzakonshme për qenien njerëzore. Është një vuajtje e zakonshme, bashkёshoqёruese e ekzistencёs se poetit. Poetё tё lumtur nuk ka. Ajo qё mё duket jashtё tё zakonshmes ёshtё mёnyra si vuan ky poet: mahnitshёm. Mendoji vargjet pa këtë fjalë: E vuaj të qenit./

Njëjtë si pemët, iu bëj hije rrënjëve të mia.

Dhe do të mjaftonte ajo gjetje “u bëj hije rrënjëve të mia” për ta mbajtur vargun gjallë. Por krahasime e metafora të tilla ka shumë. Shqipja është gjuhë e pasur me metafora prandaj edhe e bekuar me shumë poetë. Me thënë të drejtën, nganjëherë mrekullohem me metaforat dhe gjetjet e poetëve në shqip. Por poezia nuk qëndron në metaforën. Qëndron në mënyrën si e përdor atë. Dhe ajo fjalë e thjeshtë ”mahnitshëm”, është një levë që e ngre poezinë në një nivel tjetër. Me atë fjalë e kupton se poezia, në kuptimin klasik të fjalës, nuk ka për t’i mjaftuar poetit. Ajo fjalë, e ngulur aty në mes, tregon se poeti qëndron pëmbi gjuhën. Sepse ai vuan mahnitshëm. Mendoje këtë gjetje: pranëvënia e “vuaj”, domethënë diçka që më mundon e më dhemb, me “mahnitshëm”, domethёnё habitem shumë nga diçka e jashtëzakonshme.

Nuk ishte kështu, nuk mund ta merrja me mend

se do të bënte vaki kështu, as nuk

më shkon mendja të jem i pakënaqur tash.

Mbasi e ka patinuar poezinё me mjete poetike tё pёrzgjedhura, befas toni i poezisё ndёrron krejt. Si ato vajzat e reja qё bёjnё grim dhe zbukurohen, por befas e lajnё gjithçka para se tё dalin, sepse grimin e patёn veç pёr qejfin e vet. Vazhdimi i poezisё shtrihet nё nje nivel tё ri.

Jo rrallë njeriu mbetet i shtangur nga e zakonshmja,

e kjo nuk vjen aspak vetëm për shkak të injorancës.

Edhe lexuesi mbetet i shtangur kёtu. Nga e zakonshmja e fjalёve. Poezia klasike i ka lёnё vend nё mёnyre abrupte njё diskursi tё ri. Pёrshkrimi metaforik i pjesёs sё parё zёvendёsohet me njё deklamim tё thjeshtё, ku fjalёt thonё atё qё duan tё thonё, drejtpёrdrejt. Njё lloj morali i pёrrallёs, apo?

E keqja, e këtë është turp të mos e themi dhe me zë të lartë,

ka qasje autoritare te çdo qenie njerëzore, pa përjashtim.

Leximi i dytë (leximi i teknikës)

Ti me siguri e ke vënë re, se leximi i parë i kësaj poezie nuk ishte leximi i sipërfaqshëm. Ma merr mendja sepse kjo poezi ka njё strukturё projektuese, qё pasqyrohet edhe nё leximin e saj. Leximi i parё projekton tё dytin dhe anasjelltas.

Tre struktura paralele e mbajnё poezinё, paralele jo tё mbivendosura dhe nёnvendosura siç ndodh rёndom nё poezi. Qё nё njё farё mёnyre ёshtё arti i kuptimit tё mediuar dhe tё nёnkuptuar. Kёtu teksti dhe nёnteksti janё tё vendosura paralel:

poetika e metaforёs

Vjeshta e hershme dergjet në mua,

e vakët dhe e ngeshme.

E vuaj, mahnitshëm, të qenit.

Njëjtë si pemët, iu bëj hije rrënjëve të mia.

E megjithatë, të gjitha ëndrrat tashmë kanë migruar.

Poezia me P tё madhe. Me metafora qё zbёrthehen lehtё qё nё lexim tё parё, si tё gjitha metaforat e kёsaj bote. Tё shoqёruara nga njё palёvizshmёri, njё gjendje e shtrirё, njё pritje e lёngueshme qetёsisht. E vetmja lёvizje, migrimi, ka mbaruar. Dhe ka pllakosur dergjja.

recitativi lidhёs

Nuk ishte kështu, nuk mund ta merrja me mend

se do të bënte vaki kështu, as nuk

më shkon mendja të jem i pakënaqur tash.

Ky ёshtё tё vuajturit mahnitshёm. Kjo dergjje ishte diçka e paparashikuar nga poeti, qё ka mbetur kёtu me rrёnjёt e veta pa mundur t’i ndjekё ёndrrat qё migruan. Por kjo nuk ёshtё arsye pёr tё qenё i pakёnaqur. Tash. Palёvizshmёria ka pllakosur jo vetёm trupin, pemёn qё bёn hije. Por edhe mendjen. Dy shprehje me “mendje” brenda tre vargjeve: “nuk mund ta merrja me mend” dhe “nuk mё shkon mendja”. Tё dyja folje tё lёvizjes “marr” dhe “shkoj” me njё NUK tё madh pёrpara. Tё vuajturit mahnitshёm. Kёto vargje lejojnё vendosje paralele tё strukturёs sё tretё.

poetika e diskursit tё drejtpёrdrejtё me pёrgjithёsim tё qenies njerёzore

Jo rrallë njeriu mbetet i shtangur nga e zakonshmja,

e kjo nuk vjen aspak vetëm për shkak të injorancës.

E keqja, e këtë është turp të mos e themi dhe me zë të lartë,

ka qasje autoritare te çdo qenie njerëzore, pa përjashtim.

Tashmё gjithçka shpjegohet dhe pёrgjithёsohet. Palёvizshmёria e ka njё emёr: shtangia nga e zakonshmja. E keqja ёshtё autoritare, tё lё pa frymё, pa vullnet, pa ёndrra. Tё shtang. Jo pse nuk di mё mirё, por sepse e keqja e ka kёtё qasje te çdo qenie njerёzore, pa pёrjashtim. Edhe te poeti. Njё palёvizshmёri e kushtёzuar, njё pemё qё u bёn hije rrёnjёve tё veta. Ku ka mё tё palёvizshme por njёkohёsisht tё gjallё se pema?

Leximi i tretё (leximi i mendimit)

Duhet ta pranoj se kjo poezi mё ka lidhur kaq shumё me teknikёn e pёrdorur, sa mendimet mё sillen e mё pёrsillen jo aq shumё rreth asaj qё thotё, por si e thotё. Kjo poezi ёshtё ndryshe. Unё jam vetё njё nga ato qё preferoj poezi qё kanё shtresa, mbishtresa dhe nёnshtresa. Njё poezi pa shtresa ёshtё e vdekur. Por ja ku jam e shtangur para njё poezie qё m’i thotё tё gjitha nё lexim tё parё. Dhe mundohem tё kuptoj se pse nuk e kam hedhur tej, siç bёj zakonisht me poezi qё flasin shumё, qё pёrpiqen tё mё japin mend, qё ma paraqesin njё poet tё gjithёdijshёm, tё pikuar nga qielli, mё sё paku hyjnor?

Dhe kam dy pёrgjigje: sё pari sepse pamja e parё ёshtё kaq e bukur, vjeshta qё dergjet nё poetin, tё vuajturit mahnitshёm, pema qё i bёn hije rrёnjёve tё veta. Palёvizshmёria, migrimi i ёndrrave, e keqja si njё qasje e zakonshme. Poeti si pemё; sё dyti sepse ka njё indiferentizёm ndaj lexuesit qё mё intrigon. Poeti nuk pёrgjithёson pёr tё mё shtangur mua si lexues, ai thjesht papritmas, nё pamjen e dytё, del nga vetja dhe kundron njeriun qё shtrihet para kёmbёve tё veta. Ai vetё, ashtu si e keqja, ka njё qasje autoritare ndaj poezisё sё vet. Pa pёrjashtim.

Leximi i katërt (leximi i vetes)

Jo rrallë njeriu mbetet i shtangur nga e zakonshmja.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤