Anjeza Shahini, komentatore e “Eurovisionit” në BBC4 në Londër

anjeza-shahini

Këngëtarja Anjeza Shahini po i përjeton edhe njëherë emocionet e festivalit të madh të “Eurovisionit”.

Kësaj radhe jo si këngëtare, por si komentatore në një nga stacionet më të famshme televizive në Angli.

Përmes një fotografie të publikuar së fundmi nga këngëtarja në rrjetin social Instagram, bënte të ditur se do të komentonte natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision 2017″ në kanalin e katërt të BBC. Trendi

Ajo ka takuar këngëtaren Lucie Jones, e cila prezanton këtë vit Mbretërinë e Bashkuar në “Eurovision”, me këngën “Never Give Up On You”.

“Një kënaqësi e veçantë të takosh Lucie Jones, e cila prezanton Mbretërinë e Bashkuar këtë vit në Eurovison. I uroj asaj gjitha të mirat dhe shpresoj ta shijojë këtë eksperiencë. Na ndiqni në takimin tonë më 09/05/2017”, shkruan Anjeza Shahini në një fotografi të publikuar ku shfaqet pranë këngëtares angleze në Instagram.

Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë, ajo ka publikuar edhe një fotografi tjetër, ku kësaj radhe shfaqet përkrah moderatorit të famshëm anglez Scott Mills, me të cilin komentoi dhe do të komentojë edhe netët gjysmëfinale në kanalin BBC4.

“Mezi pres që me Scott Mills të kometojmë live netët gjysmëfinale të “Eurovisionit”. Na ndiqni në takimin tonë më 09/05/2017″, shkruan Anjeza në fotografinë me Scott.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤