Androniki Kolka: Në timon? Sa më e brishtë, aq më e sigurt

View Gallery
5 Photos
Androniki Kolka: Në timon? Sa më e brishtë, aq më e sigurt
2

Androniki Kolka: Në timon? Sa më e brishtë, aq më e sigurt
3

Androniki Kolka: Në timon? Sa më e brishtë, aq më e sigurt
4

Androniki Kolka: Në timon? Sa më e brishtë, aq më e sigurt
img_2983-edit

Androniki Kolka: Në timon? Sa më e brishtë, aq më e sigurt
5

 

Femrat, sipas saj,  janë më të kujdesshme në timon. Kjo sepse janë edhe më të brishta. Por në këtë rast  brishtësia nuk është dobësi, porse  elementi që i bën më të sigurta. Lexoni sekretet e  vozitjes së prezantueses simpatike të emisionit të mëngjesit në Neës 24 !

 

Shpesh nga bie të zgjohemi me zërin dhe portretin e saj në mëngjes nga “Vila 24”, emisioni që  Niki drejton prej disa kohësh në kanalin “Neës 24” . E për të qenë e përpiktë me orarin e punës i duhet të udhëtojë me makinë deri në zonën  ish-uzinës së Autotraktorëve , në Tiranë.

Vitet e para e shoqëronte i shoqi, derisa vendosi të pavarësohej e ta merrte vetë përsipër transportin deri në punë. Kështu  më 2012 –ën, pesë vite pasi ishte pajisur me licencën për të drejtuar automjet, bleu makinën e saj të parë, një Fiat Punto ngjyrë blu, kujton Androniki Kolka, të cilën të gjithë prej ekranit e njohin si Niki.

Nëse dikur bashkëshorti detyrohej të  më  çonte në  punë  edhe të  me merrte, sot jam e aftë  të  shkoj kudo,  madje edhe të mirëmenaxhoj kohën. Së pari është koha , dobia e të  pasurit një makinë. Mendoj se në  kohet e sotme, makina nuk është më  një luks, por një domosdoshmëri dhe nevojë  të gjithëve” – thotë ajo.

Për një njeri si ajo që e kish mësuar ta ngiste makinën prej dhjetë vitesh,  por  me një mungesë  të madhe praktike , vështirësia ishte e madhe. “ Unë kisha shumë frikë, saqë mendoja se nuk do mundesha kurrë të  drejtoja një automjet.  Kisha pasiguri që  me kalimin e kohës u larguan. Derisa mora guximin të drejtoja e vetme një makinë . Ka qenë  një ditë me shi, sa nuk e harroj rrugën që  më ka çuar deri në  Shkozë, në Neës24” –kujton  Niki.

Pas frikës së debutueses, tashmë me pesë vite në timon e përkufizon veten si një shofere të  kujdesshme. “Ndoshta jo shumë  eksperte, por kam reflekse të mira. Kjo vjen nga kujdesi që  kam në  timon. Nuk përdor telefonin apo diçka tjetër që  mund të më humbiste vëmendjen”.

Mendon se kujdesi dhe brishtësia që femrat kanë , i bën edhe më të sigurta në timon. Pastaj kush e tha se femrat janë të rrezikshme në këtë fushë?! Statistikat rendisin meshkujt në krye si shkaktarë aksidentesh.

Në pesë vite, markat e makinave nuk i ka ndërruar shpesh. Për të mos thënë që ka të njëjtin model, veçse me tjetër nuanca; nga bluja ka kaluar te grija.

Makinën nuk e sheh si një objekt luksi. “Është si puna e telefonit, pra e konsideroj si diçka të domosdoshme, si pavarësi, apo mjet për të përfunduar shpejt punët” .

Parapëlqen  të voglat në përmasa , sepse sipas saj janë më praktike dhe nuk harxhojnë shumë.  “…duke qenë se unë lëviz shumë  me të”.

Sapo hap derën e makinës, nuk harron një detaj që tashmë i është kthyer në zakon… jo nuk ka të bëjë me hedhjen e këmbës së djathtë, ndonjë lutje apo simbol fetar apo supersticioz.

“I vetmi zakon që kam kur ngas makinën është që  nuk harroj të vë  syzet” –zbulon  Niki duke qeshur.

Ashtu siç publiku zgjedh ta shohë në mëngjes, ashtu edhe ajo zgjedh të dëgjojë radiot e preferuara, për pak energji pozitive përpara se të dalë në transmetim direkt.

Duke qenë se udhëtimet e saj të përditshme kanë të njëjtin itinerar, ku të qenit e përpiktë është një prej kushteve thelbësore, radhët e gjata të makinave në trafik e nervozojnë. Dhe sidomos kur edhe pse rruga mund të jetë zhbllokuar, automjeti përpara harron të lëvizë.

Ama kujton sesi vetë, kur ishte shofere e re, nervozonte të tjerët pas saj dhe u bllokonte rrugën sepse lëvizte shumë ngadalë… “Në fillimet e mia isha pa eksperiencë  dhe ecja me marshin e parë. Imagjino,  në  Tiranë të ecësh kaq ngadalë. Të gjithë pas meje nervozoheshin, ndërsa mua kjo gjendje më  vinte shumë  në  siklet. Episode qesharake kam plot, pasi kam ngecur në  gropat e mbushura me ujë në  orën 1 të natës kur kthehesha nga puna, dhe me është dashur të  pres disa ore për ta nxjerrë  makinën” –kujton  ajo.

Por prej asaj kohe e konsideron veten shofere korrekte. “Kam marrë gjoba si gjithë të  tjerët kryesisht për parkim të  gabuar. Me sinjalistikën dhe rregullat jam korrekte”. Nuk e tepron as me shpejtësinë ,  mbase edhe për faktin se në makinë një prej pasagjereve të preferuara është edhe e bija dy vjeçare që  me të mësuar të flasë i jep mamit udhëzime të shkojë majtas apo djathtas.

Për udhëtimet e gjata preferon të jetë në më të shumtën e rasteve pasagjere.

“Udhëtimi më  i gjatë  në  timon dhe vetëm ka qenë  Tiranë  – Korçë, kur kam shkuar në  shtëpinë time”. Por në rrugëtimet e përditshme duart mbi timon i japin lirinë e pavarësinë, që sipas  Nikit, duhet ta ndjejnë të gjithë, ndërsa ngasin drejt destinacioneve të tyre.

 

 

Skeda

Emri: Androniki Kolka

Patenta: 2007

Makina e parë: 2012, Fiat Punto, blu.

Makina aktuale: Fiat Punto, gri.

 

 

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤