Arkiva

Amal dhe George Clooney bëhen prindër për herë të parë, vijnë në jetë binjakët






               Publikuar në : 21:00 - 06/06/17 |
mapo.al

Amal dhe George Clooney behen prindër për herë të parë. Bashkëshortja e aktorit të njohur ka sjellë në jetë ditën e sotme binjakët, të cilët janë pagëzuar me emrat Ella dhe Alexander Clooney.


Ҫifti, i cili ditët e fundit kishin anuluar ҫdo aktivitet artistik për të pritur në jetë fëmiët e tyre të parë, janë shumë të lumtur.

Siҫ mësohet nga mediat ndërkombëtare, Amal gëzon shëndet të mirë së bashku me të sapoardhurit në jetë, vajzë edhe djalë.

Lajmi është bërë i ditur nga prestigjiozja People.

“Aktori 56-vjeҫar George dhe 39-vjeҫarja Amal, bashkë me familjarët e tyre janë të gjithë shumë të lumtur”,- thotë një burim për revistën People.



Pas