Album artistik, dhimbje në trup si shenjë e bukurisë

View Gallery
11 Photos
Album artistik, dhimbje në trup si shenjë e bukurisë
shenja të bukurisë 1

Album artistik, dhimbje në trup si shenjë e bukurisë
shenja të bukurisë 2

Album artistik, dhimbje në trup si shenjë e bukurisë
shenja të bukurisë 3

Album artistik, dhimbje në trup si shenjë e bukurisë
shenja të bukurisë 4

Album artistik, dhimbje në trup si shenjë e bukurisë
shenja të bukurisë 5

Album artistik, dhimbje në trup si shenjë e bukurisë
shenja të bukurisë 6

Album artistik, dhimbje në trup si shenjë e bukurisë
shenja të bukurisë 7

Album artistik, dhimbje në trup si shenjë e bukurisë
shenja të bukurisë 8

Album artistik, dhimbje në trup si shenjë e bukurisë
shenja të bukurisë 9

Album artistik, dhimbje në trup si shenjë e bukurisë
shenja të bukurisë 9-1

Album artistik, dhimbje në trup si shenjë e bukurisë
shenja të bukurisë 9-2

Në këtë fis të largët etiopian, anëtarët ju nënshtrohen ritualeve jashtëzakonisht të dhimbshme. Fisi Suri që banon më malet e “Luginës Rift të Madh”, në fushat jug-perëndimor të Etiopisë, krenohen me plagët që ata i bëjnë vetes.

 

Në një shkrim rreth këtij fisi, tabloiti britanik “Daily Mail”, realizoi një reportazh me ndihmën e fotografit Mario Gerth, i cili vizitoi popullin Suri dhe fiksoi portretet intime të fisit. Në një ritual të çuditshëm, femrat e fisit kanë pllaka në vesh, baltë në buzën tyre të poshtme, shpime, shkurre në kokë etj, të cilat konsiderohen si shenja të bukurisë.

Edhe martesat kanë të veçantat e tyre, pasi një familje aty zotëron mesatarisht 30 dhe 40 lopë. Në mënyrë që të ketë martesë, djali ka nevojë për rreth 60 lopë për t’ia dhënë familjes së gruas së tij.

Gerth duke folur për traditat e vajzave të reja, Gerth është shprehur se: “Vajzat e reja e përdorin lëkurën e tyre si një sipërfaqe mbi të cilën ato mund të shprehin veten artistikisht. Duke përdorur lëkurën si art, ajo e prezanton veten si një individ në shoqëri dhe thekson vetë-besimin e saj. Arti në trupin e saj tregon një gamë të gjerë të ngazëllim afrikan”.

Burrat e fisit marrin pjesë në luftimeve, një kombinim i artit ushtarak, ritual dhe sport.

Ata luftojnë me pak ose aspak veshje dhe përleshen dhunshëm, e kjo ndonjëherë sjell vdekjen e luftëtarit. Lufta ka si qëllim që të rinjtë të jenë të ndërgjegjshëm për gjakmarrjen, për të cilët liderët besojnë se vjen në dispozicion në qoftë se ata bien ndesh me fiset e tjera.

Lufta zakonisht ndodh mes fshatrave të Surit, ku marrin pjesë 40 deri në 2500 njerëz.

Gerth theksoi edhe se si ky fis mirëpret vizitorët, ku nënvizoi se: “U ndjeva jashtëzakonisht i privilegjuar që isha në gjendje për të vizituar shtëpitë e tyre. Ata janë shumë të kujdesshëm për vizitorët por pasi ata e dinë se ju nuk jeni një kërcënim, ata bëhen shumë të hapur dhe mikpritës”.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤