Aktorja shumë e dashur për shqiptarët: Pas lindjes së vajzës, kalova depresion të rëndë - Madame

Aktorja shumë e dashur për shqiptarët: Pas lindjes së vajzës, kalova depresion të rëndë

Ajo është një ndër aktoret më të dashura për shqiptarët, por kjo nuk e ka ndihmuar të ketë një jetë të qetë.

Zamira Kita u bë nënë në moshën 40-vjeçare dhe pas lindjes së vajzës, ajo dhe bashkëshorti dëshironin të tjerë fëmijë. Mbeti shtatzënë me binjakë të cilët u detyrua t`i abortonte për shkaqe shëndetësore.

Ky ka qenë një ndër momentet më të vështira për të dhe familjen. Megjithatë u fokusuan totalisht te vajza për t`iu përkushtuar asaj.

Por si asnjëherë më parë Zamira së bashku me vajzën e saj Enirën kanë qenë sot të ftuara tek “Rudina”, ku aktorja korçare ka rrëfyer se edhe pas lindjes së vajzës për të ka qenë shumë e vështirë pasi ka rënë në depresion.

Ajo ka thënë: Pas lindjes së vajzës nuk kam qenë shumë e ngarkuar sepse isha tërhequr nga teatri. Nuk e kam thënë ndonjëherë, por pas lindjes unë kam kaluar një depresion shumë të rëndë, ka qenë shumë e vështirë për mua, gati 40 ditë. Ka qenë shqetësim shumë i madh dhe për familjen e Benit edhe për ne të dy.

Na u duk një periudhë pa zgjidhje, më dukej sikur do të çmendesha përfundimisht, sikur s’do ta rrisja dot vajzën, ose do të vdisja. Ishte depresion.

Kam shkuar në shumë mjekë, por fatmirësisht Zoti më dha Enirën të urtë sepse nuk di si do kisha reaguar. Që në atë periudhë filloi tërheqja nga teatri, u mbylla në vetvete. Pas 40 ditësh më kaloi depresioni dhe aty kuptova që kisha sjellë në jetë një fëmijë që e kisha aq shumë të dëshiruar.

Pastaj fillova të nxjerr gjërat që i kisha përgatitur Enirës, kuvertat, bluzat dhe fillova ta vesh bukur. Më pas nuk i jam ndarë asnjë çast, madje, madje ne flemë bashkë sepse edhe Enira është shumë e lidhur me mua.”

Kjo është një histori që nuk e kemi dëgjuar shpesh pasi shumë femra nuk e pranojnë, ama disa personazhe të huaj e pranojnë hapur.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤