Ajola Xoxa është regjisorja e projektit muzikor ‘Drejt Suksesit’ të kënduar nga Alban Skënderaj dhe Noizy.
Me anë të një postimi bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj ka falënderuar djemtë për bashkëpunimin si dhe ka treguar detaje nga prapaskenat e klipit.
Ndër të tjera Ajola zbuloi se iu desh të qëndronte 12 orë në diell për të realizuar projektin edhe pse është shtatzënë.
Në këtë postim nuk ka munguar as komenti i bashkëshortit të saj.
“Dream Team. Mos ma mbani çunin shumë ne diell ore”- ka shkruar Veliaj i merakosur për bebin që janë në pritje. /Gazeta Express/
Etiketa: Ajola Xoxa, Alban Skënderaj, Erion Veliaj, noizy