Ada Bufi: Një histori fëmijësh

IMG_3780

Të gjithë kemi qenë pak artistë graffiti në fëmijëri deri sa rregullat e të rriturve na ndaluan të vizatojmë mbi mure, divane e dollapë. Artistët e rritur të graffitit janë ende pak fëmijë me atë shkëndijën e ndezur të talentit e me po atë shpërfillje ndaj rregullave, por që, të përsosur teknikisht, dinë t’u japin forma më të elboruara mesazheve të tyre. Dhe Ada Bufi është kësaj rruge, bashkë me historinë e saj

12725_10151867360550496_1314761674_n

Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të shkruani një histori? Eh, edhe Adës. Një histori mangash, me përmasa gjigante, shkruar me spray nëpër faqet e qytetit, në gjithë vendin, nëpër mure që ndonjëherë nuk rrethojnë asgjë, në pallate, mbi bunkerë, në kutinë e elektricitetit, kudo ku kalojnë shumë njerëz për ta parë. “Një histori të thjeshtë, shumë të thjeshtë, që ta kuptojnë edhe fëmijët.” Por meqë nuk e gjeti dot një fill historie e pastaj iu duk shumë fëminore si ide, tashmë mund të flasim vetëm për episode, në shumicën e të cilave shfaqet një vajzë. “Ky ndoshta është elementi dallues i punëve të mia, shpesh kam vizatuar një femër.” Një vajzë, në vend të një nënshkrimi që në Itali e kishte FARE (fa për fake dhe re për real, sepse ndihej pak fare dhe sepse në italisht do të thotë bëj), ndërsa tani është ADA B, por vetëm nëpër tablo, aty ku nuk thyehet asnjë rregull, nëse një ditë do mësohet të ketë të tilla, që ndalojnë graffiti-t nëpër qytet.

248657_10150190603520496_1005542_n

Po ti je FARE?
Kur shkoi në Itali, ende pa përfunduar gjimnazin, ndoshta e vetmja gjë që kishte të qartë ishte pasioni për artet pamore. Ndoqi një kurs njëvjeçar hyrjeje në disa disiplina, ku mësoi teknika të ndryshme vizatimi, graffiti me spray dhe acryl, stencil (në shqip quhet shabllon dhe është sipërfaqja me imazhin fillestar nga janë prerë hijet të cilat janë ngjyrosur më pas me spray) etj. dhe bashkë me disa të rinj të tjerë bënte graffiti nëpër qytet. Përveç tyre realizoi edhe vizatime me karbon, akuarel, akril, gjithmonë duke nënshkruar FARE, që në një kuptim do i përshtatej gjithë artistëve të graffitit që luajnë në kufijtë e asaj që lejohet e që nuk lejohet dhe për këtë guxim konsiderohen pak “fare” (edhe pse në shumë vende vendosen sipërfaqe të caktuara për këta artistë ku ata vizatojnë me radhë).

543219_448766031816400_672293390_n

Nga teknikat e mësuara dhe praktikuara në Itali, graffiti me bojëra spray apo akrilik dhe stencil iu përshtat edhe klimës shqiptare kur gjashtë vjet më parë Ada vendosi të kthehej përsëri në Tiranë. E mendoi, në atë kohë, pikturën si alternativë studimesh, por ajo ishte përtej asaj që Ada mendon që mund të bëjë mirë. Nuk është e kënaqur plotësisht me punët e saj as në graffiti apo stencil dhe mendon vazhdimisht si të përmirësohet, beson që ata me të cilët ka pasur rastin të punojë, ose i ka parë nga afër në aksion, si i fejuari norvegjez Lars, për shembull, ose Daniel (Orange), gjermani me të cilin hapën ekspozitën e funditnë Tirana Express “Imagination of NGA” , janë shumë më të përgatitur. Megjithatë mendon që me pak përqendrim e duke hyrë gjithmonë e më shumë brenda logjikës dhe emocionit të kësaj forme arti, mund të bëjë më mirë, ndërsa piktura ka ca kërkesa teknike të cilave, ajo pranon çiltërsisht, që iu trembet. “Piktura është më e vështirë për mua. Graffiti është ndryshe. Aty më shumë rëndësi ka mesazhi, nuk ka ndonjë kërkesë rigoroze të linjave, të stilit siç mund të kërkohen për të realizuar një pikturë të asaj apo kësaj epoke.” E megjithatë, nëse do kish lindur në epokën e Art Nouveau do kish bërë çmos për t’u bërë piktore. Eadhuron stilin e asaj epoke kur u përhapën grafiket, teknikat e praktikuara dhe kryeveprat e piktorëve si Klimt…Megjithatë ajo u përket këtyre viteve dhe këtij shekulli kurnjë vajzë që i pëlqen të vizatojë, pse jo dhe të pikturojë kur askush nuk do i vërë notë, të bëjë graffiti e të përsoset në stencil, mund të studiojë fare mirë edhe për fizioterapi.

229026_10151356305150496_1809135426_n

543265_10150773892205496_1413422956_n

Qyteti me dhe pa graffiti
Tashmë e ka çuar në fund periudhën e studimeve trivjeçare në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë” për Fizioterapi dhe është duke bërë orët e fundit të praktikës. Një pedagog i Universitetit të Arteve ia mbushi mendjen që dega e Pikturës nuk do ishte zgjedhja perfekte, aq më tepër në një kohë që, përtej tipit aventuroz, ajo kishte vendosur të niste e të çonte në fund një program studimesh dhe pikërisht në atë kohë fizioterapia iu duk alternative më e mirë. Tashmë është aftësuar goxha edhe në joga dhe ka dhënë ca kohë mësime në një kurs lindjeje. Megjithatë shtysën për art nuk e ka nisur asnjëherë me pushime edhe në kohët më të ngjeshura me leksione, praktikë, punë të dhe të pa paguar, sepse atë e ka pjesë të vetes, ajo është aty ku Ada është, në mes të sezonit të provimeve apo në pikun e pushimeve verore. “Kam bërë graffiti dhe në Jug kur kam qenë me pushime.

bunker art

Kam dalë me spray me vete dhe kam vizatuar ndonjë bunker, apo ndonjë mur.” Ajo frymëzohet nga natyra, nga ngjyrat e ndezura kromatike, si ato të peshqve tropikalë. E kupton dhe nëse sheh atë vetë dhe nuk i ke parë asnjë graffiti. Në një ditë dimri në Tiranën e veshur me kolor bunkerësh, veshja e saj ka gjasa të përbëhet nga elementë të tipit pantallona blu kobalt dhe triko e blertë. Të paktën stilin nordik, ku firmat e veshjeve sfidojnë zymtinë e motit me ngjyra gazmore, nuk do e mësojë nga e para kur të shkojë të jetojë në Oslo me Larsin.

IMG_3790

Sigurisht ka shumë gjëra të tjera për të mësuar, që nisin me vendet ku është e lejuartë bësh graffiti, por nuk duhet të harrojmë që Ada bën edhe krijime të llojeve të tjera, punë me përmasa të vogla, nga ato që realizohen në shtëpi e që bëhen edhe pjesë ekspozitash, si është ajo që hapi në Tirana Express (4-21 shkurt) bashkë me Larsin dhe Danielin, ku kishte katër punë të sajat dhe disa bashkëpunime me të fejuarin. Ka nisur një seri punësh stencil sipas fjalëve të urta që i bëjnë të dukshme shprehjet “Hip këtu e shiko Stambollin”, “Një krimb rrëzon një lis”, “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë” dhe nëse e vazhdon si ide atëherë shumë shpejt mund të shohim dy kunguj që në një sqetull s’mbahen, apo gur, gur që bëhen mur. Ndërkohë me Larsin ka disa punë të tjera, graffiti ose stencil. “Është më tepër meritë e tij”, nis e shpjegon dhe me ato që thotë për aftësitë, përvojën, por edhe kulturën e një norvegjezi për këtë formë arti, arrin të bindë që nuk e thotë prej ndjenjave.

viti 2011

Një dashuri jo shabllon
Në fakt ata të dy i ka njohur e i ka bashkuar në një farë mënyre graffiti apo stencil, në shqip shabllon, ku ajo e konsideron veten ende nxënëse të Larsit. Pas kthimit nga Italia, Ada nisi të bënte ca vizatime publike në Tiranë, një diku te rruga e Barrikadave, që tashmë është zhdukur bashkë me ndërtesën që e mbante mbi lëkurën e rrëgjuar, një te Piramida që ende është aty e ca punë të tjera. “Unë isha duke i hyrë kësaj rruge, ndërsa Larsi kishte 13 vjet që nuk kapte spray me dorë pasi ishte marrë dikur me graffiti dhe kështu u gjendëm të dy në një fazë të veçantë, ku na emociononte kjo gjë”. Tani ata janë fejuar dhe bashkëjetojnë në Tiranë, në kryeqytetin e largët mesdhetar që megjithë të metat e tij u bë një stacion për të riun norvegjez, i cili bashkë me të fejuarën e tij shqiptare gjeti këtu një klimë të favorshme për pasionin e vjetër. Kanë marrë porosi për të vizatuar muret rrethuese të një lokali të dy bashkë, ndërkohë që Ada ka punuar edhe për murin e Akademisë Muzikore Hollyëood, apo për një dhomë fëmijësh, kanë krijuar ‘skenografinë’ e Bunker Fest në Dajt disa muaj më parë duke mundur me ngjyra të ndezura efektin gri të bunkerëve. Por nuk janë vetëm graffitit që dëshmojnë pasionin e tyre të përbashkët, janë edhe stencil-at, disa nga të cilat madje i kanë realizuar bashkarisht, me një ide që i lind Larsit, me një vullnet që Ada është duke e mësuar, me orët para kompjuterit për të modifikuar fotot, me ca teknika që përsosen nga dita në ditë që ata kalojnë duke punuar bashkë, aty ku edhe jetojnë. “Po, shtëpia jonë është e mbushur me punët dhe mjetet që na duhen për t’i realizuar. Nuk mund të them që është idealja.

400745_10151430030390496_702012527_n

Krijimi është shumë i bukur, por procesi është gjithsesi stresues dhe ky stres ngelet në atë hapësirë, ku më pas është e vështirë të meditosh, por ti nuk i ikën dot, sepse ajo është njëkohësisht edhe shtëpia jote. Idele është të kesh një studio.” Megjithatë edhe në mungesë të saj, Ada e ka edukuar veten të punojë më ngultas, të mos shpërqendrohet, fundja në shtëpi është e mbrojtur nga tekat e motit që jashtë i përcaktojnë ritmin e punëve duke e bërë të kalojnë ditë deri në përfundim të tyre. “Disa graffiti i kam bërë në kohë vere.

IMG_3804

Bëja pushim në orët më përvëluese sepse ishte e pamundur. Murin e Akademisë Hollyëood e kam përfunduar për 4-5 ditë, ndërsa muret e lokalit kanë mbaruar për një javë”. Përsëri ishte bashkë me Larsin, ai punonte një faqe muri dhe ajo në anën tjetër. Janë gjurmët që artistët e graffitit lënë zakonisht aty ku kalojnë, bashkë me gëzimin e ngjyrave dhe mesazhin e fshehur. E lejueshme apo jo, kjo veprimtari është pothuajse gjithmonë e admirueshme dhe nëse pas saj qëndrojnë histori dashurie, si kjo e Larsit dhe Adës, çdo mesazh bëhet edhe më i prekshëm, e gjitha duket më e kuptimtë. Dhe pse ajo vajza manga mund të ketë ngelur pa një histori të madhe, ajo ka një djalë pranë…

534478_10150889253320496_478890904_n

1238800_10151565323595496_943605806_n

314104_10151022305645496_1899603793_n

1376650_10151647162870496_1656942585_n

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤