A kanë të bëjnë sulmet e qenve me karakterin e njeriut?

Të paktën 4000 njerëz të lënduar nga sulmet e qenve trajtohen në spitalet gjermane çdo vit.

Thuhet që njerëzit të cilët janë veçanërisht të frikësuar janë viktimë e qenve agresivë.

Por a është kjo e vërteta?

Një studim i ri është realizuar nga hulumtuesit britanikë.

Në Mbretërinë e Bashkuar 6.500 njerëz janë hospitalizuar çdo vit nga kafshimet e qenve. Shkencëtarët nga Universiteti i Liverpool kanë intervistuar 700 persona nga të cilët 1/4 e tyre rezultuan se ishin sulmuar nga një qen.

277149446

Studimi zbuloi se meshkujt janë sulmuar më shumë, 2 herë më shumë se femrat. Përveç kësaj, njerëzit viktimizoheshin duke e përshkruar veten si qenie emocionalisht të paqëndrueshëm.

Rreziku i kafshimit rritet tek pronarët e tyre të cilët ndërhyjnë për të qetësuar qenin. Por si duhet të sillesh në të tilla raste?

Eksperti i qenve Anton Spindler tregon se nuk duhet të largoheni kur një qen tregon sjellje agresive. Kjo vetëm do të rrisë instiktin e tij të gjuetisë.

Nëse një qen vjen drejt jush silluni me vetëbesim. Ai e ndjen atë. Kthehuni anash sepse një vështrim i drejtpërdrejtë mund të interpretohet nga qeni si sjellje agresive.

Në këtë mënyrë do të shmangni një konfrontim fizik.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤