A ekziston miqësia mes një burri dhe një gruaje?! Merr fund dilema e përhershme

Sa herë e keni dëgjuar këtë pyetje?! Përgjigjja nuk ka qenë bindëse? Ka disa rregulla të vogla që, nëse i zbatoni, do të arrini të keni një miqësi të gjatë edhe me një burrë. Si fillim, mjafton të shmangni sinjalet seksuale…

“Gratë dhe burrat nuk mund të jenë miq me njëri tjetrin sepse seksi hyn gjithmonë në mes. Asnjë burrë nuk mund të jetë miku i një gruaje e cila i duket tërheqëse sepse duan ta çojnë gjithmonë në shtrat”. Është viti 1989 dhe këto fjalë i thotë Harry, në filmin “Harry, të prezantoj me Sallyn”. Ata që e kanë parë filmin e dinë edhe fundin…

Dilema ka qenë e përhershme. Studimet tashmë e pranojne: JO! Nuk mund të ketë miqësi mes tyre dhe faji është i burrave. Janë pikërisht ata që nuk arrijnë të kontrollojnë impulset seksuale.

Sipas një studimi të departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Shkencave të Norvegjisë, burrat mendojnë vetëm për seksin dhe impulset janë të natyrshme, jo gjithmonë ndodhin në mënyrë të vetëdijshme.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤