A ekziston familja?

12645223_10153908056885798_3900839395982222937_n

-Ku qëndron problemi këtu?

Nga Klementin Mile

‘Të gjitha familjet e lumtura’, shkruan Tolstoi, ‘i ngjajnë njëra-tjetrës; çdo familje e palumtur është e palumtur në mënyrën e saj’. Por a ekziston familja? Nëse sot jemi duke e mbrojtur nga dhuna, nga divorci, nga trans-formimi, a jemi duke mbrojtur familjen apo diçka tjetër?

9807-family-bg

Sociologët thonë që familja është një grup njerëzish të lidhur me njëri-tjetrin përmes gjakut dhe përmes marrëdhënieve ligjore dhe seksuale, ku të rriturit janë përgjegjës për kujdesin dhe rritjen e fëmijëve. Juristët, nga e tyre, përdorin terma si ‘bashkësi vitale’ dhe ‘bërthamë natyrore’ për ta përkufizuar familjen dhe e lidhin me ‘martesën’ si bashkëjetesë ligjore. Natyrisht, këto përkufizime merren si premisa për të zgjidhur problemet dhe konfliktet, për të atribuuar fajin dhe për të dëmshpërblyer. Në këtë kuptim, ato janë reale, duke qenë se sjellin ndryshime në shoqëri. Por realiteti i diçkaje nuk na thotë edhe të vërtetën e saj. Ashtu sikundër ekzistenca e një gjëje nuk na shfaq edhe esencën e saj. Rreziku është se mund të biem në gabimin klasik të Dekartit, i cili, nga premisa e padyshimtë ‘Unë mendoj’ nxori konkluzionin logjikisht të pajustifikuar ‘Pra, unë ekzistoj’, në vend që të pranonte konkluzionin e justifikuar dhe më modest ‘Pra, ekziston mendimi’.

145494732450120

Çështja e ekzistencës së familjes është e lidhur pazgjidhshmërisht me esencën e saj. Kjo do të thotë që duhet të shohim esencën e familjes, për të kuptuar nëse mund të ekzistojë apo jo familja. Atëherë, cilat janë tiparet esenciale të familjes? Çfarë ka unike te esenca e saj? Filozofi dhe teoricieni gjerman Niklas Luhmann na thotë që në familje, sekreti është ilegjitim, pra gjithçka që i përket jetës personale (veprimit dhe përvojës) të anëtarëve të familjes, duhet komunikuar në familje. Pra, tipar esencial i familjes është transparenca e personit. Transparencë ka edhe në sisteme të tjera të shoqërisë (në ekonomi, në politikë, në arsim), por ajo nuk i kërkohet njeriut si person, por vetëm asaj pjese të njeriut që angazhohet për të performuar një rol (si shitës, si politikan, si pedagog). Ndërsa lidhur me personin, këto sisteme të tjera të shoqërisë kërkojnë pikërisht mos-shprehjen e personalitetit – personi duhet të mbetet i errët, sekret, privat. Së dyti, Luhmann thotë që tipar esencial i familjes është kombinimi i martesës me dashurinë. Por martesa dhe dashuria kanë imperative të ndryshme: Martesa e arrin optimalen e vet në kohëzgjatje, në qëndrueshmëri, në ekstensitet; ndërkohë që dashuria e arrin optimalen në njësinë e çastit, në pasion, në intensitet. Në terma figurativë, martesa është horizontale, ndërsa dashuria vertikale. Kontributi i secilës është shkatërrimi i tjetrës. Kjo papajtueshmëri e martesës me dashurinë e shpreh qartë esencën e familjes si pamundësi. Pra, familja është e pamundshme në esencën e vet. Por si ka mundësi që sot flasim kaq normalisht për ekzistencën e familjes? Si mund të ekzistojë diçka që esenca nuk ia lejon të ekzistojë?

family-silhouette

Filozofi i lashtë grek Parmenidi, na tregon tri rrugë në botën që jetojmë: Rruga e qenies, rruga e mosqenies, dhe rruga e dukjes.

parmenides_velia_jan

Kjo do të thotë që një gjë ose mund të jetë, ose mund të mos jetë, ose mund të duket sikur është. Për familjen, si kombinim i dy të kundërtave të papajtueshme – martesës dhe dashurisë – nuk mund të thuhet se është. As nuk mund të thuhet se nuk është. Mund të thuhet vetëm që duket sikur ekziston. Ose mund të thuhet që ekziston si dukje.

CFCA10

*Pedagog në UET

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤