A dini si të kujdeseni për lulet?

479413.image0

 Bimët shtëpiake kërkojnë kujdes të veçantë, për shkak se ata nuk janë të ekspozuar as ndaj shiut që t’i ujit por edhe as afër diellit që t’i ngrohë. Gjethet e tyre duhet patjetër që të pastrohen dhe ushqehen (kultivohen).

Ashtu sikur ju, edhe bimët shtëpiake kanë nevojë që të pastrohen. Pluhuri dhe tymi që grumbullohet në gjethet, i mbyll poret e bimëve duke vështirësuar frymëmarrjen e lirshme të tyre. Shiu dhe era janë përgjegjëse për pastrimin e bimëve kur bëhet fjalë për jashtë, mirëpo nga Brenda, varet nga kujdesi juaj.

Bimët jetojnë falë procesit të fotosintezës – përthithin dritën e diellit dhe dioksid karbonin nëpër gjethe, e kështu edhe ushqehen, por nëqoftëse këto bimë janë të mbuluar nga shtresa të ndotura apo të fëlliqura, atëherë ato shpejt do të përkeqësohen.

Pastrimi jo vetëm që i bën bimët të duken më bukur, por edhe stimulon rritjen, zhvillimin dhe mbrojtjen kundër insekteve.

LARJA

Pastroni bimët here pas here me anë të dushit. Vendosni saksitë në banjë, më saktësisht në kadë dhe lëshoni ujin. Le të rrjedh uji ngadalë dhe pak, ashtu sikur shiu i lehtë – nuk duhet tepruar shume edhe me ujin. Lëreni të qëndrojë saksia pak deri sa të përthith ujin dhe të thahet, dhe sipas mundësisë lëreni që të rrijë pak në diell. Këtë larje praktikojeni të pakten çdo tre muaj. Lulet e ndishme mos i spërkatni shumë me ujë. Gjithashtu, mos përdorni ujin shumë të ftohtë sepse mund të dëmtojë gjethet. Për më tepër, mos i veni nën dush lulet që vijnë nga familja e kaktuseve si dhe ata bimë të “mbuluar me shkurre”.

FSHIRJA

Bimët që kanë gjethe të buta, mund të fshihen me sfungjer apo leckë të pambuktë me pak ujë të ngrohtë. Pë ato bimë, që kanë posaçërisht gjethe të pista dhe me yndyrë, përdoret pastrues apo detergjent i vogël natyror. Edhepse është e këshillueshme të mos përdorni qumësht sepse mund të mbyll pore,t por mund të ndikojë dhe veprojë mire tek gjethet e tyre. Gjtihashtu, ju mund ta spërkatni bimën edhe me birrë dhe ta fshieni me një leckë të vogël, ku efekti do të jetë absolutisht shkëlqyes. Pastroni gjethet në të dyja anët.

Për ato bimë që janë të mbuluar me shkurre (apo llojet e kaktuseve), e veçanërisht manushaqja afrikane, nuk rekomandohet fshierja e gjetheve me leckë të lagur. Përdorni vetëm një furçë të butë (mund edhe ndonjë furçë të vjetër dhëmbësh) dhe ngadalë pastroni bimën duke ia hequr pluhurin.

KUJDESI

Hiqni dhe pastroni gjethet e vjetra tek bimët duke liruar hapësirën dhe vendin për përmirësim (gjtihashtu kushtoni kujdes edhe dheut në saksi apo vazo). Mund të provoni që të pastroni gjethet edhe me lëvoren e bananës. Me pjesën e brendshme të lëvores fërkoni ngadalë gjethet duke fituar një shkëlqim të paparë dhe duke mos i dëmtuar bimët.

“SHOQËRONI” BIMËT PËRJASHTA

Nëse është kohë me diell dhe mot i mirë (por jo edhe shumë nxehtë), hiqni apo vendosni bimët shtëpiake jashtë. Vetëm spërkatni me ujë të thjeshtë, dhe lëreni të qëndrojnë jashtë. Është kohë e mirë dhe e përshtatshme për t’i gjetur dhe hequr insektet. Pastroni gjethet dhe prap spërkatni me ujë të thjeshtë duke i lënë edhe për ca kohë në diell të lehtë.

A dini ju ndonje lloj truku per pastrimin e bimeve? Nëse po, ndani ato me ne!

Burimi: femra.net

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤