80% e njerëzve luajnë lojëra në internet për t’u relaksuar

Sipas një anketimi, njerëzit luajnë lojëra online për t’u relaksuar dhe për ta larguar stresin.

Anketimi i kryer nga Reycreo i ka pyetur 1,000 njerëz për ta kuptuar stilin e jetesës të një admiruesi të lojërave të internetit.

Hulumtuesit kanë konstatuar se vetëm 20% e tyre luajnë lojëra për argëtim dhe rekreacion, ndërsa 80% luajnë lojëra kur duan të relaksohen.

Rreth 37 për qind e tyre luajnë lojëra kur janë duke udhëtuar, ndërsa 63 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se luajnë lojëra kur janë në shtëpi apo në vend të punës dhe duan të relaksohen.

Sa i përket shpeshtësisë, mesatarisht një admirues i lojërave i luan rreth 15-18 loja në ditë dhe i shpenzon rreth 30 minuta çdo ditë në platformë.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤