72 artizanë ekspozojnë produktet e tyre në panairin e zejeve

auto_panairi-i-zejeve1482042771

Është çelur panairi i zejeve dhe kreativitetit ku 72 artizantë dhe biznese të prodhimeve bio ushqimore ekspozuan prodhimet dhe punimet e tyre. Ministri Klosi i bën thirrje artizanëve të ruajnë këtë trashegimi të rëndësishme të vendit.

Tiranë- 72 artizanë nga e gjithë Shqipëria prezantuan punimet e tyre në panairin e zejeve dhe kreativitetit.

Punimet me dorë, prodhues të prodhimeve bio ushqimore dhe studentë të arteve ekspozuan për publikun punët e tyre.

Qeveria miratoi ligjin e zejeve muaj më parë dhe Ministri Klosi beson se me lehetësirat fiskale dhe masat e marra do të trashëgohet kjo pasuri e rendësishme e vendit tonë.

Klosi: Ne kemi shumë nevojë që të kemi trashëgimi në zanatet tona. Bisedova me një nga zejtarët dhe më tha se fëmijët nuk ja pranojnë ta vazhdojnë atë zanat. E kemi shumë problematikë që ky biznes të vazhdojë, të trashëgohet.Prandaj po përpiqemi që përmes këtij ligji të krijojmë mundësitë që për familjet që punojnë me duart e tyre, krijojnë me punë të denjë biznese familjare, të ketë shumë lehtësira fiskale.

Panairi do të qëndrojë i hapur këtë fundjavë në Pallatin e Kongreseve.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤