5 sekrete bukurie nga Gisele Bundchen

Braziliane me origjinë gjermane, supermodelja Gisele Bundchen ka lindur në vitin 1980 dhe është një nga modelet më të famshme e më të paguara në botë. Trup perfekt, një buzëqeshje e bukur dhe flokë me onde natyrale, ja cilat janë ritualet e saj të bukurisë, ndiqini!

Gisele nuk i kreh kurrë flokët!

Parukierja e saj ka shpjeguar se pasi i vë balsam flokëve, modelja i kalon gishtat në to dhe ndoshta edhe një krëhër të lehtë në dush, por nuk i kreh kurrë më furçë. Ky është sekreti për onde aq natyrale!

Aplikon fondotintë vetëm në pikat kyçe

Gisele ka treguar se nuk aplikon kurrë fondotintë në të gjithë fytyrën, por përdor shumë pak. Asnjëherë tek faqet, vetëm në pjesën rreth gojës dhe poshtë syve duke e përhapur mirë me gishta.

Ndan produktet e bukurisë me bashkëshortin

Gisele rrëfen se shampon, balsamin, kremin hidratues dhe pastën e dhëmbëve i ndan me të shoqin, Tom Brady-n. Në familjen Bundchen-Brady bukuria është një çështje familjare!

Rimeli është aleati i saj

Gisele aplikon gjithmonë një rimel të zi në qerpikët poshtë edhe lart. Ky truk e lejon të zmadhojë shikimin pasi ka sy të vegjël.

Aplikon rouge për të krijuar efektin e lëkurës së nxirë

Modelja preferon te aplikoje rouge në zonën e molëzave dhe në majën e hundës për të krijuar efektin e lëkurës së nxirë. Ajo preferon ngjyrën e biskotës për një efekt sa më natyral.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤