40-vjetori i “Star Wars”

Për adhuruesit e “Star Wars” pritet të jenë ditë të paharrueshme. Aktorë të sagës së famshme dhe qindra fansa janë mbledhur në Florida që prej së enjtes, me rastin e konventës 4-ditore që shënon 40-vjetorin e prodhimit të suksesshëm.

 

star1

Picture 1 of 2

Krijuesi i “Star Wars”, George Lucas, si dhe aktorët Harrison Ford e Mark Hamill ishin mes atyre që çelën festimet.

“Ishte diçka e mrekullueshme në fillim, kur u bë një hit dhe është e mrekullueshme që përgjatë viteve adhuruesit kanë qenë gjithmonë aty për 40 vite”, tha George Lucas, krijues e regjisor.

Filmi i parë “Star Wars” u shfaq në kinematë amerikane në maj të vitit 1977, i ndjekur nga një numër serish të reja, ripërshtatje apo animacione. Mes shakave dhe falenderimeve për fansat, kasti shfrytëzoi rastin për t’i bërë homazhe aktores së ndarë nga jeta, Carrie Fisher, e njohur për rolin e princeshës Leila.

Ndërkohë, si pjesë e fesimeve për 40-vjetorin u publikua edhe traileri i serisë së 8 të sagës, “Star Wars, The Last Jedi”. Përmes sekuencave që zgjasin 2 minuta, ai shuan disi kureshtjen e fansave mbi atë që do të shohin në kinema në dhjetor të këtij viti.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤