3 trende magjike të grimit që do t’i pëlqeni gjatë pranverës

grim-make-up

Në vazhdim po ju paraqesim disa nga truqet magjike të grimit që do të ju bëjnë të rrezatoni gjatë stinës së pranverës. Këto pamje inspiruese janë krijuar nga grimieri dhe artisti Michael Antony dhe këto këshilla vërtetë mund të vijnë në ndihmë.

Sy në formë maceje “cat eye”

Duke përdorur një furçë për lajnerin e syve, aplikoni një hijëzim të zi nga mesi i qerpikëve e deri në skaje e syrit, duke i dhënë një lëvizje të lehtë e të shkurtër. Më pas aplikoni lajner të lëngshëm për definimin e formës së syrit dhe që të evitoni shtrembërimin e vijës, mbështetni duart në faqe tuaja. Më pas aplikoni sasi të maskarës në mënyrë që të mbushni mirë fijet e qeprikëve dhe të jepni një efekt sa më të plotë. Mos i leni pas dore vetullat tuaja. Vizatoni duke iu dhënë një pamje sa më natyrale dhe të plotë. Kjo e kompleton tërë pamjen tuaj.

Hijëzimi i kapakut të syrit me ngjyra ylberi

Të vendosni dy ngjyra konkuruese njëra me tjetrën, ka të bëje gjithçka me aplikimin strategjik.

Merrni paletën tuaj. Zgjedhni dy ngjyra të kundërta si për shëmbull, pjeshkë dhe vjollcë, ose zgjedhni ndonjë hijë njëngjyrëshe. Përdorni një brushë për aplikimin e hijëzimit dhe shpërndajeni hijën në mënyrë të barabartë tek dy sytë. Vizatoni më pas vijën me laps apo lajner. Definoni mirë formën dhe zgjateni pak nga skaji i syrit. Kjo paletë ngjyrash duket shumë më rinore dhe gjallëruese. Në fund, mos i harroni qerpikët duke i bërë plot volum.

Sy të ndritshëm

Pak vezëllimë, ndriçon pamjen tuaj shumë.

Përgatitni sytë tuaj. Mund të zgjedhni nuanca neutrale të hijëzimit të syve, apo të vendosni mbi kapakun e syrit pak xixa ose të përdorni rimel që lëshon perla të vogla vezulluese mbi qerpikët. Pastaj, me anë të një brushe shpërndajeni pjësn e ndritur përreth kapakut të syrit që të krijojë një lloj balancimi. Dhe, në fund fare, mos harroniq erpikët sepse këto i japin një pamje edhe më joshëse ndriçimit tuaj.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤