Vite pa yllin e kinematografisë italiane, Marcello Mastroianni - Madame

Vite pa yllin e kinematografisë italiane, Marcello Mastroianni

auto_marcelo-21482151277

Gjatë karrierës së tij, ka marrë pjesë në 160 filma dhe është drejtuar nga disa prej regjisorëve më të mëdhenj të historisë: Fellini, Scola, Visconti dhe Monicelli.

“Një aktor bën gjithçka për t’u bërë i njohur dhe më pas , kur ia del, vendos një palë syze të errëta për mos t’u njohur”. Kjo fjali , më shumë se të tjerat , tregon atë që ishte Marcello Mastroianni, ylli i kinemasë italiane , që vdiq rreth 22 vite më parë, në 19 dhjetor 1996.

Një aktor i pakrahasueshëm i historisë së Artit të Shtatë, ikonë e bukurisë. Jeta e tij ka qenë pa dyshim “një jetë e ëmbël”, e shenjuar me dashuri të mëdha dhe filma të mëdhenj., më të rëndësishmit e të cilëve të filmuar me yllin tjetër të kinemasë italiane Sophia Loren dhe me regjisorin Federico Fellini.

Janë 160 filmat e xhiruar në karrierën e tij, në të cilët ka interpretuar nga njerëzit e thjeshtë tek personazhet e dëshpëruar.

Në kohën e yjeve të mëdhenj të hollivudianë Mastroianni ka marrë tre herë nominimin e cmimeve Oscar, por edhe tre çmime si aktori më i mirë në Kanë, dy Golden Globe, dy Bafta, tetë David di Donatello, dy Coppe Volpi dhe një Luan i artë për karrierën.

Jeta e të bukurit Marcello ishte edhe një jetë e shenjuar nga dashuri potente dhe të vuajtura. Duke filluar nga ajo që e shoqëroi deri në vdekje, për gruan e tij Flora Carabella, nga e cila nuk dëshiroi kurrë të divorcohej.

Më të njohura janë ndoshta dashuritë e lindura në xhirimet e filmave, me Faye Dunaëay dhe Catherine Deneuve, të cilave i duhet stuar edhe ajo “platonike”për Sophia Loren, shenjë e një kimie profesionale në 12 filma ku kanë interpretuar krah për krah.

Në ’45 daton dashuria e parë me aktoren Silvana Mangano. Duke mbërritur pastaj tek e fundit me regjisoren Anna Maria Tatò, autore e asaj që quhet testamenti shpirtëror i Mastroiannit në formën e filmit: Marcello Mastroianni – Më kujtohet, po, mua më kujtohet.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤