12 shenja që tregojnë se jeni në një lidhje të keqe

Relationship difficulties

Nëse jeni duke përjetuar njërën prej këtyre shenjave në lidhjen tuaj aktuale, është koha për të kërkuar ndihmë. Ka disa shenja universale që tregojnë se jeni duke jetuar një lidhje të pashëndetshme. Nëse e gjeni veten në njërën nga rastet më poshtë, është koha të mendoni për një ndryshim të madh. Në disa raste, mund ta kapni në kohë lidhjen dhe mund ta përmirësoni atë në kohën e duhur. Në raste të tjera, e vetmja mundësi për ta “shpëtuar” atë, është ta braktisni.

 

  1. Ai është një ‘i varur’.

 

Nëse partneri juaj është një ‘i varur’, ju nuk mund ta ndryshoni. Duhet ta lini, nëse dëshironi të rigjeni gëzim në jetën tuaj. Disa gra zhvillojnë një ndjenjë dashurie të çuditshme për meshkuj që sjellin vetëm dramë në jetën e tyre. Disa të tjera, janë edhe ato, të bashkë-varura nga përkujdesja e vazhdueshme për partnerin ‘e sëmurë’. Sidoqoftë, nëse po kërkoni një marëdhënie të mirë, është koha për pak terapi. Bëhuni të fortë dhe dilni nga ajo lidhje!

 

  1. Mes jush dhe partnerit ndodh abuzim fizik.

 

Nëse mes jush dhe partnerit ndodhin goditje fizike duhet t’i jepni fund lidhjes. Nëse dhuna vjen duke u rritur, shëndeti juaj mendor dhe fizik është në rrezik real. Kërkoni ndihmë! Dilni. Tani.

 

  1. Ai abuzon me fëmijët.

 

Nëse partneri juaj abuzon me fëmijët, duhet urgjent të raportoni krimin dhe ta lini menjëherë. Është detyrë morale, ligjore dhe etike të mbroni fëmijët tuaj. Nëse dështoni në këtë, ndoshta është më mirë ta lini edhe kujdestarinë e tyre. Ka plot gra që për të mos lejuar lidhjen të përfundojë, i lejojnë partnerët të vazhdojnë të abuzojnë, duke vendosur fëmijët e tyre në rrezik.

 

  1. Ti nuk do mund të jesh vetja jote ‘e vërtetë’ nëse do të përpiqesh vazhdimisht të kënaqësh partnerin.

 

Nëse ke frikë se partneri nuk do të të pëlqejë kur ti i tregon veten ashtu siç je, atëherë je ti që ke nevojë për ndihmë. Gjithmonë, do të të duhet të përballesh me realitetin dhe ai mund t’ju zhgënjejë.

 

  1. Familja, miqtë dhe fëmijët e urrejnë atë dhe nëse thuajse të gjithë ata që ju doni, nuk e durojnë dot, atëherë ndoshta është mirë që të filloni t’i dëgjoni.

 

Pyetini përse e urrejnë dhe prej përgjigjeve që do ju japin, filloni të mendoni nga e para lidhjen tuaj me të. Plus, nëse ju shihni se shumë njerëz ju janë larguar dhe jeni izoluar në lidhje, atëherë ndoshta ai po ushtron pakuptuar kontroll mbi ju.

 

  1. Ai vazhdimisht ju turpëron.

 

Kjo ndodh aq shumë saqë ju nuk dëshironi më ta merrni në aktivitete publike në të cilat jeni pjesë. Kjo është shenjë e sigurtë se duhet t’i jepni fund lidhjes.

 

  1. Ai e ka të pamundur të komunikojë normalisht dhe vetëm bërtet.

 

Kjo tregon se jeni në një marëdhënie të keqe. Gjithashtu, nëse ai nuk pranon të flasë për probleme “të forta” dhe të rëndësishme, atëherë është e pamundur të zhvilloni intimitet të vërtetë mes jush. Komunikimi është çelësi i çdo marëdhënie të shëndetshme.

 

  1. Ai gënjen.

 

Ky tip mashkulli duket si “i zakonshmi”, por në fakt, nuk është. Kam takuar së fundmi dikë që fliste për ish- gruan e tij dhe mesaduket ai gënjente për “detaje”. Fundja, ç’rëndësi kishte nëse tregonte për restorante e qytete në të cilat kishte qenë, kur në fakt, nuk kishte qenë… Brenda pak kohe, u bë e qartë, se ai gënjente për pothuajse gjithçka: universitetin, profesionet etj. Nëse ju nuk mund të keni besim te i dashuri juaj, atëherë ç’lidhje mund të jetë kjo?!

 

  1. Ai vetëm ju kritikon.

 

“Ish- bashkëshorti gjente kënaqësi të madhe duke më ngacmuar vazhdimisht me kritika. Sipas tij, nuk do mund të kisha gjetur asnjë punë pa të. Po sipas tij, unë isha një shofere e tmerrshme dhe një nënë e keqe. Isha e mërzitshme. Sa më shumë më kritikonte, aq më shumë e urreja. A mos duket gjë e shëndetshme kjo? Absolutisht jo.

 

  1. Kur seksi nuk është më si më parë. Përkundrazi, është shumë keq.

 

Ka një arsye pse ka ndodhur kjo: Tregon se lidhja e dikurshme emocionale mes jush është zbehur. Ai është bërë i varur nga pornot, ose thjesht nuk ju kënaq më (emocionalisht dhe fizikisht). Ka martesa të lumtura që bëhen aseksuale, gjithashtu, e vërtetë. Por, nëse ju jeni në një lidhje së cilës i mungon pasioni, atëherë, me siguri ka diçka vërtet të gabuar në këtë histori.

 

  1. Ju dashuroni më shumë mungesën se praninë e tij.

 

Kur partneri juaj udhëton shpesh, ju nuk e keni problem këtë, përkundrazi mezi prisni që ai të largohet. Epo, nëse nuk doni të kaloni kohë me të, gjithçka ka marrë fund!

 

  1. Ai ju kontrollon (ose mundohet).

 

Nëse partneri kontrollon gjithçka që bëni, duke përfshirë edhe mënyrën sesi i shpenzoni paratë, cilët miq duhet të ftoni në shtëpi, apo edhe zgjedhjet për veshjet, atëherë jeni në një lidhje potencialisht abuzive.

 

 

Burimi: The Good Men Project

Sjellë në shqip për: Madame Mapo

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤