12 kopshte gati të pamundura

View Gallery
12 Photos
12 kopshte gati të pamundura
1-kopsht-ne-kuzhine

12 kopshte gati të pamundura
2-km-zero

12 kopshte gati të pamundura
3-bime-te-kultivuara-nentoke

12 kopshte gati të pamundura
4-catite-e-gjelbra

12 kopshte gati të pamundura
5-kodrat-e-gjelbra

12 kopshte gati të pamundura
6-apikultura-urbane

12 kopshte gati të pamundura
7-kopsht-ne-qytet

12 kopshte gati të pamundura
8-publicitet-bio

12 kopshte gati të pamundura
9-shtepi-prej-xhami-ne-mes-te-natyres

12 kopshte gati të pamundura
10-ne-catine-e-autobusit

12 kopshte gati të pamundura
11-ne-hapesire

12 kopshte gati të pamundura
12-pylli-ne-qytet

Në çatinë e një qiellgërvishtësi, kapur në murin e kuzhinës, por edhe në hapësirën ose kasafortën e një banke, janë kopshtet më të çuditshme që kanë marrë jetë. Ne do tiu prezantojmë me rastet më të pazakonta.

Kopsht në kuzhinë

‘Wall Farms’, është kopshti vertikal, i realizuar nga kompania amerikane Click&Grow, që mund të jetë i instaluar në murin e kuzhinës. Iu lejon që të kultivoni brenda shtëpisë bimë aromatike, perime dhe fruta. Tërësisht bio me zero kilometër sipërfaqe. Përdorët një terren i teknologjisë së lartë, i aftë që të mbajë nivelet ideale të pehashit , lagështisë dhe elementët ushqyese, për një rezultat optimal me përpjekjen minimale.

Km zero

Çatia e një supermarketi mund të jetë një kopsht ideal. Sipër tij mund të kultivohen produkte bio dhe poshtë mund t’i shisni ato. Ky është projekti Food from the Sky (Ushqim nga Qielli), inauguruar në Londër me 2011 në zonën Crouch End.

Bimë të kultivuara nëntokë

Kush tha që bimët e kopshtit kanë nevojë për ajër të freskët, dritë dhe diell? Në mungesë të këtyre elementëve, ju mund të arrini të kultivoni perime apo fruta edhe në nëntokë, me rezultate të shkëlqyera. Është kjo ajo që ka arritur sipërmarrësi Yasuyuki Nanbu, që përpara një dekade realizoi Pasona 02, një fermë me teknologji të lartë në ambientet e zëna, nga kasaforta e një banke. Këtu kultivohen bimë aromatike, fruta, perime dhe madje oriz. Objektivi i projektit është që të ofrojë aftësi të reja për të rinjtë që janë në kërkim të një pune dhe njerëzve në moshë mesatare që janë në kërkim të një mundësie të re profesionale.

Çatitë e gjelbërta

Realizuar nga Renzo Piano, çatia e Akademisë së Shkencës Kaliforniane, është një ekosistem i vërtetë. Shtatë kodrat me bar ofrojnë izolim të shkëlqyer termik dhe me gjithë avantazhin e kursimit të energjisë. Manteli i gjelbër është edhe shtëpia e shumë lloje të bimëve, insekteve dhe zogjve tipik të zonës.

Kodrat e gjelbërta

Qendra e kongresit ACROS, në zemër të qytetit Fukoka, në Japoni, është ndërtuar në vend të një parku. Por parku nuk ka humbuar, po rështë transferuar në tarracat e grataçelave së bashku me pemët. Bëhet fjalë për në total prej 100 mijë metra katrorë gjelbërim.

Apikultura urbane

Në Londër bletërritësit urbanë prodhojnë mjaltë mbi çatitë e shtëpive, të cilat i kanë shndërruar në kopshte në mes të qytetit. Në Europë është rritur numri i koshereve të bletëve urbane, duke sjellë shtesë të ardhurash financiare në kohë krize, por është edhe një sinjal vëmendjeje që ka të bëjë në ndotjen e mjedisit.

Kopsht në qytet

Një kopsht perimesh në rreth 1000 metra katrorë është në zemër të Parisit. Për të qenë të saktë, në çatinë e pallatit të Bashkisë. Eksperimenti ka nisur në tetor të vitit të kaluar dhe do të zgjasë 3 vjet.

Publicitet bio

Transformimi i tabelave rrugore të reklamave në kopshte të vogla, është një tjetër metodë për gjelbërimin e qytetit. Ideja erdhi disa vite më parë nga artisti Stephen Glassman. Projekti filloi në Kickstarter dhe kishte marrë 100 mijë dollarë financim. Deri më sot, ky projekt ende nuk është realizuar, por ka mbetur në letër.

Shtëpi prej xhami në mes të natyrës

Banesa e vendosur në mes të natyrës dhe tërësisht e tejdukshme është një mrekulli me vete. Pronarët e saj Ingrid Marie Hjertefølger dhe Benjamin Hjertefølger e ndërtuan objektin në ishullin Sandhornøy, në veri të Norvegjisë. Kushtoi rreth 300 mijë euro dhe ofron komoditetin e në një banese moderne. Rreth saj ndodhet edhe një kopsht, ku familja kultivon perime, pemë dhe fruta.

Në çatinë e autobusit

Një nga realizimet më artistike, janë çatitë e autobusëve që lëvizin në rrugët e Gironas, në Spanjë. Projekti është realizuar nga artisti Marc Granen dhe ka si objektiv që të çojë gjelbërimin në zonat ku ai është më i paktë në qytet. Bimët ujiten nga sistemi i ajrit të kondicionuar të autobusit.

Në hapësirë

Perimet mund të rriten edhe në hapësirë. Në foto ju jeni duke shikuar Steve Swanson, komandanti i ekspeditës së40-të në ISS, duke u kujdesur për kopshtin e tij në saj të teknologjisë së lartë. Shkencëtarët kanë mundur që të prodhojnë marulen e kuqe.

Pylli në qytet

Një juri ndërkombëtare e ka cilësuar atë si ndërtesën më të bukur në botë. Ajo është projektuar nga Stefano Boeri dhe ndodhet në Milano, lagjen Porta Nuova.
Pylli vertikal përbëhet nga dy kulla të banuara me 80-112 metra, me 113 apartamente dhe me forma e dimensione të ndryshme. Çdo banor ka në ballkonin apo çatinë e shtëpisë rreth 1000 bimë apo pemë që rriten. Mirëmbajtja është menaxhuar nga një sistem i sofistikuar ujitjeje.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤