Ridekoroni dhe fitoni një pamje plot jetë të shtëpisë tuaj

Padyshim që secili prej nesh dëshiron që arredimi në shtëpitë tona të jetë ashtu si në faqet e revistave.

Dhe ndonjëherë përpiqemi aq dëshpërimisht duke lëvizura mobiliet nga një cep në tjetrin apo duke blerë katalogë të reja dizajni.

Por në fakt nuk ka nevojë për një riparim drastik e vetmja gjë që duhet të dini janë disa truke të thjeshta.

dekorim 1

Picture 1 of 10

Ju paraqesim 10 truke për një ridekorim të shtëpisë tuaj.

1. Pasqyrat të japin idenë e hapësirës, vendosni një pasqyrë në dhomën tuaj të gjumit dhe ajo do duket më e madhe.

2. Një pasqyrë e vogël mund të jetë një dekorim shumë i bukur.

3. Mund ta punoni ju personalisht ambazhurin tuaj, dhe ta ktheni në një vepër arti.

4. Nëse doni dhomë plot ngjyra, mos u kurseni tek perdet.

Sa më shumë ngjyra të kenë ato, aq më shumë gjallëron dhoma juaj.

5. Perdet vareni në tavan jo ngjitur me dritaren, kështu do krijoni iluzionin e dritareve të mëdha dhe plot dritë.

6. Krijo një kornizë plot ngjyra rreth televizorit tuaj.

7. Mundohuni të fshihni me çdo kusht telat e kabujt nëpër shtëpi.

8. Ngjyrosni tavanin me ngjyra të errëta, do e bëni të duket më lart se ç’është në të vërtetë.

9. Pasqyrën e banjos vendoseni në kornizë, e bëni atë të duket më luksoze.

10. Një objekt i vizatuar në murin e dhomës tuaj është gjithmonë një ide e mirë dizajni.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤